LIVE UPDATES
Aktualitet

’Atentat në 60 sekonda’/ Gazetari Qyno: Skuadra me 5 persona, skena, e njëjtë me atë të Santiago Malkos, Ndoja u vëzhg

2 Nëntor 2019, 12:19 Nga DOSJA
’Atentat në 60 sekonda’/ Gazetari Qyno: Skuadra me 5 persona,

TIRANË- Gazetari i kronikës dhe çështjeve gjyqësore, Elton Qyno ka zbuluar se autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, janë një skuadër prej 5 personash. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Qyno tha se skuadrës iu deshën vetëm 60 sekonda që të kryente atentatin ndaj prokurorit, teksa nuk përjashtoi se objektivi ishin edhe prokurori dhe miku i tij, Landi Muharremi. Mbi 30 persona janë shoqëruar tha gazetari, teksa pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit për pronat në Gjirin e Lalzit.

“Është përjashtuar hetimi i shoferit. Ka qenë polic në Krujë, ka nisur punë si shofer privat i prokurorit. Ka dhënë edhe dorëheqjen nga Policia duke u aktivizuar si shofer personal. Janë shoqëruar mbi 30 persona të botës së krimit në Sukth. Persona  që herë pas here kanë patur fërkime me Landi Muharremin dhe me prokurorin Ndoja. Janë marrë në pyetje. Seanca e pyetjes ka naviguar se ku ndodheshin në momentin e ngjarjes, me kë, dhe informacione të tjera që i shërbejnë hetimit. Janë liruar pasi janë marrë në pyetje. Dua të them që janë persona që jo vetëm kanë patur konflikte personale, por edhe konflikte për pronat në Ishëm, Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Landi Muharremi, i përfshirë në çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit. I dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri. Ngjarja e 2016 është e rëndë, dhe po shihet dinamika. Dosja është bashkuar për të parë të gjithë dinamikën. Përveç pyetjes së 30 personave, janë marrë mbi 50 kaseta me pamje filmike të sekuestruara, që janë të instaluara në rrugët ku ka kaluar prokurori Ndoja, me shpresën për të zbardhur personat që kanë qëlluar. “-tha Ndoja.

Qyno tha se skena e atentatit, përfshirë këtu edhe ndjekjen, vëzhgimin dhe formën sesi autorët janë larguar është e njëjtë me atë të ekzekutimit të ish-policit Santiago Malko, në zonën e Xhamllikut në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

“Atentati, i mirëorganizuar. Të dy janë vëzhguar që prej mëngjesit. Kemi një skuadër të mirëpaguar, të mirëorganizuar, me 5 persona, që kanë qenë në terren, e kanë ndjekur. 2 dyshohet se kanë qëlluar me automatik, 2 të tjerë i kanë pritur në Ishëm. Është skena e njëjtë e Santiago Malkos, tipike, e njëjta, njësoj tek Edison Harizaj, e njëjta edhe tek Plaurent Dervishaj. Dje ka qenë prokurori Ndoja objektivi. Të dy kanë qenë në vëzhgim, bashkë me Landi Muharremin. 60 sekonda iu deshën atentatorëve. Kanë qenë dy breshëri, që kanë qenë të shkurtra. Armët kanë mbi 60 fishekë. Janë qëlluar dy breshëri të shkurtra. Manovra që ka bërë shoferi s’i ka lejuar që të qëllojnë më shumë. Dora është e përgatitur që merr të tilla kontrata vdekjeje. Në nëntorin e vitit të shkuar u vra Edison Harizaj, më pas Plaurenti, më pas Bardhi. Kemi një skenar të njëjtë me të djeshmin. Të gjitha ngjarjet janë pa autor. Ndoja ka prekur interesa të mëdha.”- u shpreh gazetari.

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë. Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja ekzekutohet santiago malko elton qyno atentat prokurorit arjan ndoja ekzekutohet santiago malko elton qyno

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen