Berisha: Skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtë...
PROFIL/ Jeta e Mirush Kabashit, "Sokratit" të përjetshëm të artit shqiptar 5 Dhjetor, 08:52 Arti në ...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar se Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për një vit e gjysmë ka tenderuar 8 milionë euro. Sipas saj, kjo shumë e madhe parash është shpenzuar gjatë kohës së pandemisë vetëm për fasada dhe rikonstruksione zyrash. Ajo sqaron më tej se 1.7 milionë euro janë vetëm shpenzime luksi.
“Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe, kur bizneset në karantinë detyroheshin të paguanin faturat afrofe të ujit dhe dritave, që qeverisë së Edi Ramës të mos i mungonin paratë për luks.”, shprehet Zhupa.
Deklarata e plotë:
Qeveria e Edi Ramës nuk do t’ia dijë për qytetarët, pavarësisht vështirësive që ata kanë. Bie tërmet? Tenderat zhvatës nuk ndalojnë. Goditemi nga pandemia, bizneset mbyllen, mbi 120 mijë vende pune zhduken? Tenderat për fasada vazhdojnë si të mos ketë ndodhur asgjë.
Shembulli më tipik i shpërfilljes së hallit të qytetarëve dhe abuzimit me paratë në kohën më të keqe për ta është drejtori i transportit rrugor, Blendi Gonxhe. Ai është modeli i zyrtarit të kësaj qeverie që shpik tendera dhe përqendron çdo fond në duart e veta, duke abuzuar dhe duke i çuar paratë për fasada dhe luks në zyrat e veta.
Prej një viti e gjysëm në detyrën e Drejtorit të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhja ka tenderuar rreth 8 milion euro, pjesën më të madhe të të cilave vetëm për fasada dhe rikonstruksione zyrash.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Blendi Gonxhe nuk i ka ndalur tenderat e fasadave dhe luksit as në kulmin e pandemisë.
Kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerez humbën punën, Blendi Gonxhe ka zhvilluar 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash.
Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe, kur bizneset në karantinë detyroheshin të paguanin faturat afrofe të ujit dhe dritave, që qeverisë së Edi Ramës të mos i mungonin paratë për luks.
Nëse prokuroria do të bënte detyrën dhe do t’i hetonte këto tendera, do të gjente abuzime dhe shkelje ligji. Do të gjente se shumica është me garë fiktive, se fituesi është i paracaktuar dhe shpesh me ofertën më të lartë.
Më herët, Partia Demokratike ka bërë publike të dhëna dhe dokumenta zyrtarë që provojnë se Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, në konflikt interesi me postin që mban, ka përfituar për kompaninë e tij private të transporteve, mbi 220 milionë lekë para publike.
Prokuroria heshti për këtë skemë vjedhjeve, njësoj siç hesht dhe për skemën gjigande të korrupsionit me patentat, të denoncuar vazhdimisht nga qytetarët dhe media. Tenderat abuzivë për fasada dhe luks zyrash në kohë pandemie, përfitimi në konflikt të hapur interesi dhe në shkelje e ligjit e 220 milionë lekëve me kompaninë private, tregojnë babëzinë e kësaj qeverie dhe të drejtorëve të saj si Blendi Gonxhe. Miqësia me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun mund ta shpëtojë tani, por shkeljet janë aty dhe një ditë do të përgjigjet para drejtësisë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot historianin Pëllumb Xhufi për 69-vjetorin e lindjes. Në një postim të përditshëm në rrjetet sociale, ku kreu i q...
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për raportin e OBSH-së për mjekët, ku Shqipëria renditet mes vendeve me numrim më të ulët të bluzave të b...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpalosur planin e partisë që drejton, sa i përket të rinjve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ba...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Bjellorusi, ku qytetarët kërkojnë largimin e Presidentit aktual, Aleksandër ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së i ka dërguar një letër Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Në letrën e ...
TIRANË– Dita e sotme shënon përkujtimin e viktimave të sistemeve totalitare. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk e ka mbajtur premtimin e tij për t’u siguruar shqiptarë...
LEZHË– Batuta dhe thumba mes kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut dhe zv.kryeministrit Erion Braçe. Ndreu postoi një fotot të Shëngjinit gjatë n...
TIRANË– Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari duket se i ka mbyllur pushimet dhe ka nisur përgatitjet për muajin shtator. Në rrjetin e s...