LIVE UPDATES
Bota

9 nёntor 1989, dita kur Muri i Berlinit u rrёzua

9 Nëntor 2020, 15:34 Nga DOSJA

BERLIN- Më 9 Nëntor 1989 mori fund Lufta e Ftohtë globale mes diktaturave dhe demokracive. Liria e rifituar çoi në afrimin mes Lindjes dhe Perëndimit por ende nuk janë arritur nivele të njëjta jetese.

Ai ishte simboli për ndarjen e botës në Lindje dhe Perëndim, për luftën mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur në Berlnin më 1961 nga Republika Demokratike e Gjermanisë (RDGJ) e qeverisur në mënyrë diktatoriale. Pjesa perëndimore ishte një zonë 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatë njerëzit në këtë zonë mund të lëviznin anë e mbanë të lirë. Berlini Perëndimor ishte pra një ishull i lirisë në mes të territorit të RDGJ-së komuniste.

Berlin Mauer Jahrestag (AP)Ngritja e Murit, imazh nga viti1961

Në të kundërt për shumicën e gjermano-lindorëve që ishin kaq pranë Perëndimit për dekada Berlini Perëndimor ishte si toka e ëndërruar. Kjo ndryshoi rrufeshëm më 9 Nëntor 1989, pasi në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejt në televizion në Berlinin Lindor u shpall ligji i ri për udhëtimet jashtë vendit. Në bazë të këtij ligji do të lejoheshin edhe udhëtimet në Perëndim – ligji hynte në fuqi menjëherë!

Imazhet e njerëzve duke brohoritur në kalimet e hapura kufitare në Berlin u përhapën në mbarë botën. Ato shënuan në mënyrë emocionuese fundin faktik të ndarjes gjermane. Një vit pas kësaj më 3 Tetor 1990, vendi i ndarë politikisht pas fundit të Luftës së Dytë Botërore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botërore u bë e mundur vetëm sepse katër fuqitë fituese të luftës ishin dakord: aleatët perëndimorë demokratë SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njëra anë dhe Bashkimi Sovjetik (BRSS) komunist nga ana tjetër.

Ostberlin PK Schabowski am 09.11.1989 (picture-alliance/dpa)Konferenca e shtypit e Günther Schabowskit, Berlini Lindor, 9.11.1989

Fjalët magjike “Glasnost” und “Perestroika”

Vendimtare për këto ndryshime ishin lëshimet, që pati bërë komunisti reformator Michael Gorbatchov, i cili mori pushtetin në vitin 1985. I këtij mendimi është drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier . Ai thekson, se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbatchovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shënuan shkëputjen prej së ashtuquajturës doktrina e Brezhnjevit, që përcaktonte, se vendet europiane të bashkuara në “Traktanin e Varshavës” nuk duhej të devijonin nga kursi, që jepte Kremlini.

Klausmeier fundin e kësaj dogme e përshkruan përmbledhtas: “Çfarëdo që të ndodhë në shtetet vëlla socialiste, këto shtete janë vet përgjegjëse për vetveten”. Ndryshe nga dekadat e mëparshme, sovjetikët nuk ndërhynë më kur në Poloni, Hungari e në RDGJ u shtuan lëvizjet për reforma. Para erës së Gorbatchovit lëvizjet për liri në vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-së: Më 1953 në RDGJ, më 1956 në Hungari dhe më 1968 në Çekosllovaki.

Deutschland Berliner Mauer (Getty Images/AFP/G. Malie)Pas 9 Nëntori blloqet e betonit nga Murii Berlinit hiqeshin nga dita në ditë, fotografi e marrë më 11 nëntor 1989 në afërsi të sheshit “Potsdamerplatz”

Polonia jo monopol pushteti 

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë Europën Lindore ndiheshin të inkurajuar për të imponuar edhe në vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikën. Në Poloni në verën e vitit 1988 pati kontakte mes udhëheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, të ndaluara zyrtarisht. Një etapë e rëndësishme në këtë rrugë ishin edhe zgjedhjet parlamentare në Poloni në qershor 1989, ku për herë të parë u lejuan edhe kandidatë të opozitës. Megjithatë pushtetarët që qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesën që të fitojnë dy të tretat e votave.

Edhe në vende të tjera u shtuan shenjat për një kthesë. Në Hungari qeveria në maj pati nisur të heqë komplekset e vrojtimit në kufirin me Austrinë. Në këtë mënyrë u hap rruga drejt lirisë në këtë pjesë të Perdes së Hekurt. Qindra qytetarët të RDGJ-së përmes kësaj rruge u larguan nga vendi i tyre.

Njëkohësisht në verën e vitit 1989 disa mijëra gjermano-lindorë u strehuan në ambasadat perëndimore në vendet e Europës Lindore. Pakënaqësia rritej dita ditës e bashkë me të edhe presioni ndaj regjimit të RDGJ-së në Berlinin Lindor. Nga shtatori në qytetin e panaireve Leipcig çdo të hënë dhjetra mijëra qytetarë protestonin në rrugë. Kulmin e shënoi marshimi më 9 tetor, kur dolën në rrugë 70.000 vetë duke protestuar paqësisht për të kërkuar ndryshimin në RDGJ.

“Ne kemi fituar”

Sloganet e demonstruesve ishin „Ne jemi populli!” dhe “Jo dhunë!”. Meqënëse nuk dihej si mund të reagonte regjimi i RDGJ-së, frika ishte „jashtëzakonisht e madhe, i kanë pohuar shumë dëshmitarë të kohës drejtorit të Memorialit të Murit të Berlinit, Klausmeier. Përderisa nuk pati ndërhyrje kundër kësaj demonstrate, edhe opozita pati ndjenjën, se:„Ne kemi fituar.”

Berlin Mauer Jahrestag (AP)Dita pas hapjes, imazhe nga Porta e Brandenburgut, 10.11.1989

Më 9 Nëntor më në fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisë së Bashkuar Socialiste (SED) në Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri për udhëtimet jashtë shtetit. Ai shkaktoi me ose pa dashje me këtë deklarim rënien e Murit të Berlinit. 30 vjet më pas megjithatë nuk janë kapërcyer të gjitha muret mentale. Në standardet e jetesës mes Lindjes e Perëndimet ende ka dallime të mëdha.

Pagat në landet e reja të federtarës, sipas një raportit të fundit vjetor mbi stadin e bashkimit të Gjermanisë, kanë arritur vetëm në 82 përqind të nivelit perëndimor. Emigracioni dhe rënia e natalitetit në landet e reja kanë shkaktuar mungesën e forcave të kualifikuara të punës dhe plakjen e popullsisë. Ende asnjë sipërmarrje nga landet lindore nuk është regjistruar në indeksin gjerman të aksioneve DAX-30.

Çfarë mbetet është kujtimi i revolucionit paqësor dhe kthesa historike. Presidenti Frank-Walter Steinmeier personalisht e ka falenderuar Michail Gorbatchovin. Në një letër drejtuar ish-presidentit të BRSS-së, nobelisti i paqes, Steinmeier shkruan: “Mrekullia e ribashkimit paqësor nuk do të kishte qenë e mundur, nëse Ju atëherë nuk do të kishit marrë vendime të guximshme dhe njerëzore.”

Marrë nga: DW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota muri i berlinit muri i berlinit

Sondazh

Poll
Bota 9 Nëntor 2020, 15:00

HOLANDË– Gjyqi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi është shoqëruar me të qeshura nga ana e gjyqtarit Nicollas Guillou. Ky i fundit është ‘agrëtuar’ me...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen