LIVE UPDATES
Ekonomi

96 mijë emigrantë janë rikthyer që nga 1990- 2019, shumica jetojnë në gjendje të mjerueshme

4 Janar 2021, 06:17 Nga DOSJA

Që nga viti 1990 deri në vitin 2019 janë rikthyer nga emigracioni 96 mijë e 775 persona, shumica e tyre pa dëshirë, por për shkak të mosaprovimit të azilit.

Të dhënat nga Anketa Kombëtare e Emigracionit tregojnë se numri kumulativ i emigrantëve të rikthyer arriti në 96,755 persona deri në mes të vitit 2019. Më shumë se 34 mijë persona mbërritën në Shqipëri përpara vitit 2011 dhe mbi 60 mijë të tjera pas vitit 2011.

Pak më shumë se 85 për qind e emigrantëve kishin qenë më parë me qëndrim në tri vende, që janë edhe destinacionet më popullore për emigrantët, Greqia, Italia dhe Gjermania.

Një studim i fundit i profesorëve Gëdëshi dhe King mbi emigrantët e rikthyer gjeti se vetëm 10 për qind janë kthyer me dëshirë, ndërsa pjesa tjetër, 90% kryesisht për shkak se nuk kanë mundur të integrohen dhe nuk është aprovuar kërkesa e tyre për azil.

Nga anketa në të rikthyerit 24 për qind e familjeve shprehen se marrin ndihmë ekonomike dhe 61 thonë se blejnë me listë në një ose më shumë dyqane ushqimore. Rreth 65 për qind e tyre thonë se gjendja financiare e familjes është e pamjaftueshme ose shumë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e përditshme.

Dy burimet kryesore të jetesës për familjet e të kthyerve janë puna e anëtarëve të familjes dhe ndihma sociale, ndihma ekonomike, pensionet dhe pagesat e aftësisë së kufizuar.

Po kështu, ka edhe disa familje që kanë si burim të vetëm të ardhurash ndihmën ekonomike ose pensionin e prindërve. Ky është rasti i Endritit nga një fshat i Peshkopisë: “Jemi pesë veta në familje dhe jetojmë vetëm me pensionin e babait, që është 16 000 lekë në muaj. Gruaja dhe unë jemi të papunë. Qëkur janë kthyer nga vendi pritës pas aplikimit për azil, gjenda financiare për shumë familje azilkërkuese nuk ka ndryshuar ose është përkeqësuar.

Faktori kryesor që shpjegon këtë situatë është norma e lartë e papunësisë, nën-punësimi dhe të ardhurat e ulëta nga çdo punë në sektorët formalë dhe joformalë. Thuajse 36 për qind e popullsisë në këtë grup janë të papunë, shpesh,

afatgjatë. Papunësia është më e lartë te të rinjtë dhe dukshëm më e lartë sesa norma zyrtare e papunësisë në Shqipëri.

Nga ata që punojnë, 34 për qind bëjnë punë të pakualifikuar në sektorin joformal, që jo vetëm është e keqpaguar, rastësore dhe e pasigurt, por edhe, shkakton stres emocional dhe pasiguri për të ardhmen.

Niveli arsimor i të kthyerve është shumë më i ulët sesa mesatarja e popullsisë së përgjithshme. Edhe pse disa anëtarë të këtij grupi kanë arsim të mesëm ose universitar, shumica kanë përfunduar vetëm arsimin e detyrueshëm nëntëvjeçar.

Edhe niveli i aftësive profesionale i tyre është i ulët. Rreth 53 për qind e tyre nuk kanë një profesion dhe bëjnë punë që nuk duan kualifikim. Disa prej të kthyerve kanë pasur disa përvoja të mëparshme në migracion, kryesisht në Greqi.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale anketa kombëtare e emigracionit anketa kombëtare e emigracionit


Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi