LIVE UPDATES
Politike

A po fshihen shifrat e Covid-19? Rama: Statistikat s’i prodhon qeveria! Nuk jemi në asnjë të dhënë më keq se e gjithë b

19 Nëntor 2020, 21:38 Nga DOSJA
A po fshihen shifrat e Covid-19? Rama: Statistikat s’i prodhon qeveria!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për situatën e rënduar të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Rama tha se e gjithë bota po përballet me këtë mortje dhe se Shqipëria nuk është në asnjë të dhënë më keq se e gjithë bota.

Referuar akuzave se nuk raportohen shifrat e sakta të viktimave dhe infektimeve nga koronavirusi, kryeministri deklaroi se kjo nuk është diçka që i përket qeverisë, raporton “BalkanWeb”.

“Për fat të keq ka jo pak njerëz që flasin në hava dhe që merren me gjysmëinformacione e gjysmë të vërteta gjatë gjithë kohës. E rëndësishme të theksohet është se qeveria nuk bën asgjë tjetër, veçse dëgjon me vëmendje ata që kanë mandatin shtetëror për të dëgjuar dhe nuk janë gazetarët, gjithollogët, por janë ekspertët e Komitetit Teknik dhe mbështet të gjitha orientimet e tyre. Statistikat nuk i prodhon qeveria. Këtu jetojmë në një kohë shumë të keqe për t’u përballur me këtë mortje, se jetojmë në kohën kur faktet duhet të bëjnë luftë të madhe për të mbijetuar përballë shpifjeve. Ne nuk jemi asgjëkundi në asnjë të dhënë më keq se sa e gjithë bota.

Mund të ishim dhe më keq se sa jemi, por fatmirësisht kjo nuk ka ndodhur, pasi janë bërë gjërat e duhura dhe janë hedhur hapat e duhur në këtë proces të vështirë, që ka sfiduar gjithë botën. Faktikisht, kur Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Greqia, gjenden në prag të kolapsit të spitaleve, është e pakuptueshme se si mund të diskutohet në Shqipëri, a thua se kjo e keqe po i ndodh vetëm Shqipërisë dhe se njerëzit po vdesin vetëm këtu. Numri i vdekjeve në Shqipëri është për fat të mirë është ku e ku më i ulët se në vendet që përmenda më lart dhe është nën mesataren e vet rajonit”, u shpreh Rama.

 

Rama: Kjo nuk është një çështje se sa i avancuar është sistemi spitalor, por është cështje e mbijetesës apo se si komunitete të caktuara reagojnë. E them me bindje se pavarësisht cfarë shohim, e vërteta është që ky popull nga momenti i mbylljes së parë e deri më sot, në përgjithësi, i ka zbatuar ator rregulla të thjeshta që janë të domosdoshme. Është krejtësisht e mundur që një autobus të jetë me më shumë njerëz, se sa duhet, por në tërësi nëse shohim linjat e autobusit në Tiranë, që kanë monitorim shumë intensiv, përgjithësisht i ruajnë rregullat. Në shkolla përgjithësisht ruhen rregullat, ashtu si dhe në ndërmarrje. Është shumë e rëndësishme që ne të kuptojmë që kjo është një luftë shumë më e madhe se partitë tonë, se mendja apo dija e secilit, dhe rezulton të jetë një luftë edhe më e madhe se vetë dija e SHBA, apo Gjermania, apo Franca. Prandaj është shumë e rëndësishme që në këtë luftë të bëjmë c’është e mundur t’i shmangemi debatit publik, që ushqehet nga të pavërteta apo spekulime.

Marrë nga: BW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit