LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzimi me 17-vjeçaren në Krujë, flet nëna e vajzës: Kur kishte ditëlindjen erdhi e turbulluar në shtëpi, kishte pirë k

14 Korrik 2020, 13:28 Nga DOSJA
Abuzimi me 17-vjeçaren në Krujë, flet nëna e vajzës:

TIRANË- 17-vjeçarja nga Fushë Kruja, e cila u shfrytëzua seksualisht nga një grup personash për muaj me radhë, prindërit i kishte të divorcuar. Babai i saj, në 2016, u arrestua pasi dhunoi mamanë e së miturës, dhe vuajti tre vite e gjysmë dënim, e ndërsa kujdesi i fëmijëve i mbeti bashkëshortes së tij, me të cilën u nda. Në një intervistë për top Channel, ajo tregon se e kishte kuptuar shumë vonë që vajza kishte nisur përdorimin e drogës.

-Zonjë kur e keni kuptuar që vajza juaj ka problem?

“Pra dy vitesh ajo kërkonte që të dilte. Unë nuk e lija. Por edhe kur dilte i çoja mbrapa gocën e dytë. Edhe nuk me treguan që ajo konsumonte hashash. Nuk e vura re .Këmbëngulte shume që të dilte. Ishte gati e përnatshme. Dhe kaloi ca kohë. Më 14 shtator në ditëlindjen e vet tha do dal me shoqërinë. Erdhi shumë vonë, ishte e turbulluar. Nuk e kuptova…e qortova pse kishte ardhur vonë. Nuk e kuptova që kishte marrë kokainë. Filloi te përsëritej shumë shpesh. Ma kërkonte me këmbëngulje që të dilte. I jepnin kokainë në këmbim të favoreve seksuale. E përdhunonin e trajtonin keq. E rrihnin. Unë shumë vonë e kam marrë vesh. I kanë bërë shumë tortura”.

E mitura, siç tregon mamaja e saj, nuk i kishte treguar çfarë po kalonte, pasi ishte nën kërcënimin e personave që e shfrytëzonin.

“I thoshin mos trego se do të të vrasim familjen. Do të të marrim motrën të ta trajtojmë shumë keq. Ka shkuar shumë gjatë, derisa e morën dhe s’ma kthyen dhjetë ditë. U bë goca e humbur. E kam kërkuar me anë të policisë. Policia nuk bëri asgjë. Ata thoshin shko ti, na I gjej dhe bjere. I thoshim, se po e gjetëm vet, nuk është nevoja të vijmë këtu tek ju”.

Mamaja e 17-vjeçares, thotë se vajzën e saj, këta persona donin ta trafikonin drejt Greqisë.

“Ato 10 ditë më thoshte që jam tu ik për Greqi jam për Sarandë. Ajo ishte në Kamzë. Më pas vajza erdhi vet me marr pasaportën, sepse i kishin thënë do të të largojmë për Greqi. Dhe unë pasaportë, e pata larguar nga shtëpia, bashkë me kartën e identitetit, sepse ma ndjente zemra, se do e merrte për të iku në Greqi. Ajo kishte kontrolluar të gjithë shtëpinë, por se kishte gjetur pasaportën dhe ikën largohet”.

Por historia nuk mbyllet me kaq.

“Që kthyer nga Kamza nja dy ditë. Erdhëm në shtëpi, por kërkonte të ikte prapë, sepse e kërcënonin në telefon edhe ndenji deri në orën 12 e gjysmë. I ndenji goca tjetër pas. Por iku u largua prapë. Ka ndenjur dy ditë e kam kërkuar në të gjithë Krujën”.

Pasi prokuroria rihapi dosjen e kësaj ngjarjeje pak ditë më parë, në pranga u vunë 4 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Njeri prej tyre dyshohet se është personi që i vendosi tritol kësaj familjeje mbrëmjen e së dielës, në formë kërcënimi, për të tërhequr denoncimin ndaj tyre.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me 17 vjecaren ne nikel nena e vajzes se abuzuar operacioni nikla abuzimi me 17 vjecaren ne nikel nena e vajzes se abuzuar operacioni nikla

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen