LIVE UPDATES
Ekonomi

Aeroporti i Sarandës/ MIE publikon draft-kontratën: Koncesionari paguan 2% e të ardhurave bruto, si do miratohen tarifat

24 Gusht 2021, 05:43 Nga DOSJA
Aeroporti i Sarandës/ MIE publikon draft-kontratën: Koncesionari

Thuajse tre javë nga hapja e garës për Aeroportin e Sarandës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka publikuar draft-kontratën për koncesionin, në të cilën përcakton termat që do të vendosen mes dy palëve, shtetit dhe investitorit.

Pjesa më e ndjeshme që lidhet me tarifat në draftkontratë përcaktohet në një pikë të veçantë. E para është tarifa koncesionare ku saktësohet se investitori do të detyrohet t’i paguajë shtetit 2 për qind të të ardhurave vjetore bruto nga viti i parë i operimit.

“Koncesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues një kompensim monetar për kalimin e të drejtave të Projektit në formën e një tarife koncesionare vjetore të barabartë me dy përqind (2%) të të Ardhurave Bruto vjetore, duke filluar nga Data e Operimit (“Tarifa Koncesionare”). Tarifa Koncesionare paguhet nga Koncesionari brenda datës 15 maj të vitit pasardhës për çdo vit, në përputhje me rregullat e caktuara nga ministria përgjegjëse për financat për arkëtimin e të ardhurave për llogari të buxhetit të Shtetit Shqiptar” thuhet në dokument.

Nga ana tjetër i njëjti përcakton edhe mënyrën sesi do të veprohet për tarifat e përgjithshme që aeroporti do të aplikojë ndaj kompanive që do të operojnë brenda aeroportit.

“Koncesionari përcakton Tarifat për Shërbimet Aeroportuale dhe për Shërbimet Tregtare që do të zbatohen pas Datës së Operimit përgjatë Afatit të Kontratës në mënyrë jodiskriminuese dhe në përputhje me Legjislacionin e Zbatueshëm, Praktikën e Mirë të Industrisë. Koncesionari do të njoftojë paraprakisht Autoritetin Kontraktues përpara vendosjes së Tarifave për Shërbimet Aeroportuale. Përgjatë Periudhës së Garancisë, Koncesionari do të njoftojë paraprakisht Autoritetin Kontraktues përpara vendosjes së Tarifave për Shërbimet Tregtare” thuhet në draft.

Tarifat si për shërbimet aeroportuale edhe për shërbimet tregtare janë theksuar se duhet të respektojnë kuadrin ligjor shqiptar dhe të huaj të harmonizuar si dhe të jenë të bazuara në vlerat e tregut.

Koncesioni për Aeroportin e Sarandës, të katërtin në vend nëse arrin të realizohet u njoftua pak javë më parë nga përfaqësues të qeverisë. Aeroporti do të jetë i kategorisë 3C me pistë 2200 metra dhe vlera minimale e hapjes së garës është vlerësuar në rreth 37 milionë euro. Pritshëmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë dhe sipas studimit të konsolidohet në mbi 1 milionë maksimalisht në vit. Aeroporti i Sarandës do të jetë një aeroport sezonal. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës./N.Maho/MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi aeroporti i sarandes aeroporti i sarandes

Sondazh

Poll
Ekonomi 22 Gusht 2021, 06:25

“Shërohet” biznesi i ujit nga pandemia

Shitjet e ujit të ambalazhuar për 2021 janë 50% më të larta se në 2020. Kërkesa tejkalon edhe 2019-n. Kompanitë e ujit të ambalazhuar pohojnë se rritja vjen si ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit