"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Aksidenti masiv në ish-Bllok, qytetari zbulon detaje: U shkaktua nga një polic, ishte me shpejtësi të madhe. S’ka as dokum
14 Prill 2020, 19:04Nga DOSJA
TIRANË- Në zonën e ish-bllokut ka ndodhur sot një aksident i frikshëm, ku një prej mjeteve të përfshira në të përfundoi në një dyqan. Një qytetar, që ka parë të gjithë ngjarjen ka treguar se kush ka qenë shkaktari i aksidentit dhe ngre disa shqetësime.
Në një mesazh për Hartën Digjitale të Aksidenteve Rrugore, ai shkruan se ka qenë makina e drejtuar nga polici Gerald Shameta që ka shkaktuar aksidentin, pasi ka qenë me shpejtësi të madhe. “Si shkoi deri ne ish-blloku polici pa u ndaluar asnjehere sidomos ne keto dite qe kontrollet jane te vazhdueshme. Polici banon ne Yzberisht, qe do te thote ka kaluar nepermjet shume kontrolleve, krimi i perfshire ne policine tone beri qe sot te ndodhte nje aksident i tmerrshem”, shkruan qytetari.
MESAZHI I PLOTË I PUBLIKUAR NGA HDA
Pershendetje Harta Digitale…! Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar dhe nje ndjekes i rregullt i faqes tuaj. Sot ne ish-Bllok u be nje aksident masiv. Makina e drejtuar nga polici Gerald Shameta me shpejtësi te madhe, përfundoi brenda një biznesi, dhe fatmiresisht nuk pati njeri ne rruge ne ate moment se do ishte qene katastrofale ….! Një aksident i rëndë ne mes te nje zone shume te njohur në Tiranë.
Makina e policit ka qene pa letra me targa angleze AF09YJO. Shkak është bërë shpejtësia e madhe e policit Gerald Shametaj. Pyetja ime eshte: -Si shkoi deri ne ish-blloku polici pa u ndaluar asnjehere sidomos ne keto dite qe kontrollet jane te vazhdueshme. Polici banon ne Yzberisht, qe do te thote ka kaluar nepermjet shume kontrolleve, krimi i perfshire ne policine tone beri qe sot te ndodhte nje aksident i tmerrshem.
Pyetja ime tjeter eshte pse i mbrohen krahet kur polici ka qene me shpejtesi shume te larte dhe pse nuk del emri i tij ne media, pse nuk thote policia nje deklarate qe u pushua nga puna dhe u moren masa sikur cdo qytetar i thjeshte??? Kjo dite beri qe te shikojme serish sa te zhytur jemi ne ende me kete llum drejtesie. Por une si qytetar nuk e le dot ne kete forme te fshehur kete ndodhi, emri i tij eshte Gerald Shametaj nje polic cinik dhe eshte shume e lehte te degjosh fjale per kete njeri se Shqiperia eshte e vogel. Ai duhet te denohet as me pak as me shume se si nje qytetar i thjeshte pa asnje dallim . Ju faleminderit per kohen tuaj.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– E moshuara, Nife Pecaku, e cila fitoi betejën me koronavirusin, ka treguar historinë e saj. Në një lidhje direkte me Report Tv, nënë Nifja ka...
LONDËR- “Ajo është me të vërtetë super heroina ime”. Kështu është shprehur për median angleze këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nënën e s...
TIRANË– Dojsa.al ka mësuar detaje të reja për rastin e parë të infektuar me COVID-19 në Kukës që u konfirmuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetës...
KAKAVIJË– Tre shqiptarë janë arrestuar nga Policia Shqiptare pasi kanë kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin e Kakavijës. Mësohet se në pranga e...
Covid-19 vazhdon të shtojë tensionet jo vetëm mes anëtarëve që jetojnë nën të njëjtën çati, por edhe mes atyre që dikur ishin një familje dhe që për shka...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Bllokut, ky dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. N...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar pas testit të dytë që e nxorri negativ me koronavirus. Në një reagim në rrjetin e tij soc...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar sot të gjitha pikat e kontrollit për monitorimin e zbatimit të masave kufiz...