LIVE UPDATES
Aktualitet

13-vjeçari në Librazhd i rrëmbyer prej dy vitesh, e ëma bën apel për të birin në ‘Piranjat’, i mituri: Dua luks, do iki në Tiranë

Çifti ka vendosur ti japë fund martesës gjashtë vite më parë, por përplasja e vertetë mes tyre, ka nisur pas marrjes së të miturit nga babai, dhe dërgimit të tij në Tiranë. Kjo sipas zonjës, pa konsensusin e saj, dhe me manipulim të të voglit nga ana e babait.

28 Prill 2023, 22:34 Nga k.m.
13-vjeçari në Librazhd i rrëmbyer prej dy vitesh, e ëma
Viola

Historia e trishtë vjen nga qyteti i Librazhdit. Viola është nëna e një 13-vjeçari i cili prej dy vitesh është larguar me babain dhe nuk ka kontakt me nënën e tij. Çifti ka vendosur ti japë fund martesës gjashtë vite më parë, por përplasja e vertetë mes tyre, ka nisur pas marrjes së të miturit nga babai, dhe dërgimit të tij në Tiranë. Kjo sipas zonjës, pa konsensusin e saj, dhe me manipulim të të voglit nga ana e babait.

Sot pas dy vitesh nga nisja e këtij konflikti, asgjë nuk ka ndryshuar, dhe nëna e vogëlushit vazhdon të kërkojë kthimin e tij. Ajo shpjegon për emisionin ‘Piranjat’ se largësia ka bërë që marrëdhënia e saj me të birin të ftohet. Madje i vogli ka ndryshuar sjelljen kundrej saj: Fëmija ka lëkundje emocionale, herë flet normalisht, dhe herë nuk hap telefonin dhe thotë nuk dua të flas me ty. Që do të thotë që është i manipuluar nga prindi tjetër. Kur i them eja rri me mamin më thotë jo dua të rri me babin se këtu është jetë luksi, më pëlqen të jetoj në Tiranë. Ku e di një 13 vjecar si është jeta, ku është i aftë të gjykojë?

Po si ndodhi që fëmija u dërgua në Tiranë pa asnjë dokument shoqërues? Zonja akuzon drejtorin e shkollës për çrregjistrimin e djalit pa marrë miratimin e saj si kujdestare ligjore: Erdhi mesuesja kujdestare me një letër bakalli…Nuk i firmosa letrën dhe vazhdova procedurat në polici.

Gjithashtu zonja ka dyshime të forta se ishi i saj ka bashkëpunuar me drejtuesit e shkollës.

‘Është skandaloze, është skandaloze.Drejtoresha çrregjistrimin në shkollë e justifikonte me mungesat, i thashë që edhe nëse ka problem ku e gjen të drejtën kur ke një vendim gjykate. Më përmendte mësueset dhe ministrinë e arsimit. Shtator-dhjetor ka shkuar rregullisht djali në shkollë. Kam parë një bashkëpunim të drejtoreshës mësueseve dhe ish burrit. Kanë gjetur justifikim të heqin fëmijën dhe ti ketë bërë mungesat që nuk ekziston. Po prapë s’mund të bënin veprime pa miratimin tim pasi kam urdhër gjykate.’

Për të dokumentuar dyshimet e saj, ajo vendos ti kërkojë llogari drejtoreshës së shkollës duke regjistruar të gjithë bisedën. Dhe pergjigjet e kësaj të fundit duket se i japin të drejtë nënës së femijës. Në debatin mes dy zonjave, shihet qartë që ka mosmarrëveshje të cilat nuk kanë ardhur në momentin e fundit. Të dyja akuzojnë njëra- tjetrën. Nëna që pretendon se është shkelur ligji, dhe drejtoresha që pretendon se fëmija nuk ka frekuentuar shkollën, gjë që e ka detyruar të kërkojë ndihmë tek Zyra e Mbrojtes.

Pasi nuk merret asnjë përgjigje nga drejtoresha e shkollës, zonja hedh akuza edhe ndaj organeve ligjzbatuese, të cilat sipas saj kanë qëndruar indiferente ndaj situatës së krijuar. Si shkolla, si policia nuk kanë bërë punën thotë zonja, por sipas oficerit të policisë,babai është paralajmëruar për pasojat në rast se do merrte të voglin. Jemi para një rasti kur ligji është shkelur dhe këtë e pranon edhe ky oficer i policisë së Librazhdit. Po cili ka qënë roli uniformave blu në gjithë këtë situatë? Njëri shef e thotë shkurt e qartë që personi që shkel një urdhër gjykate, në rastin tonë, shpallet në kërkim. Me shefin e dytë, gjërat komplikohen. Ai duket mjaft i zoti në delegimin e përgjegjësive, dhe këtë e demonstron në formën më pak elegante të mundshme. Më në fund ‘Piranjat’ përballen me shefen e cila është njohësja direkte e çështjes, pasi ka qënë ajo që ka depozituar kallëzimin. Cilido qoftë roli i Policisë dhe veprimet apo mosveprimet e drejtuesve të saj, problemi mbetet. Femija është marrë nga babai në menyrë të paligjshme.

tirane emisioni piranjat

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen