LIVE UPDATES
Aktualitet

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema, dënohen ish-zyrtarët

Personat që ishin të interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake dhe ‘kafes’, do t’u dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale.

29 Prill 2025, 20:53 Nga N.F
15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet
Foto

DURRËS- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për përfitimin e paligjshëm të banesave sociale në qytetin e Durrësit. Ata premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt pagimit të shumave monetare që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 euro.

Hetimi nisi mbi dy vite më parë  pas investigimit të emisiont Fiks Fare, i cili zbuloi, një rrjet individësh që kërkonin shuma të mëdha parash për të siguruar një banesë sociale, pa ndjekur kriteret ligjore. Në qendër të skemës ishte një person që prezantohej si “shef i Task-Forcës së Ujësjellësit”, i cili premtonte përfitimin e banesës kundrejt pagesës, duke përfshirë edhe ndërhyrje në dokumentacionin zyrtar.

Personat që ishin të interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake dhe ‘kafes’, do t’u dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve. Hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.

Bashkëpunëtorët e Fiksit bëjnë dy takime me një person V.K që prezantohet si shef i Task-Forcës së UK, ku shprehet se ka njohje për të përfituar kundrejt 15 mijë eurove banesë sociale. Në bisedë ai tregon se në këtë mënyrë ka përfituar vëllai i tij ndaj del garant për t’i takuar me personin e duhur.

Edhe në takimin e dytë ai qetëson bashkëpuntorët e Fiksit se nuk ka problem se ku e kanë pashaportizimin, mjaftojnë lekët dhe gjithçka kopsitet. Takimi tjetër bëhet me G.G që tregon se skema funksionon shumë mirë dhe se ai personalisht ua ka bërë disa personave të tjerë.

“Çdo gjë o vëlla e ke pa merak. Unë kam marrë, çuni i xhajës, ja kam marrë motrës time. Unë i kam pleqtë, të dy pleqtë i kam ndarë dhe i kam futur e kanë marrë 2 plus 1. Tani dozohen letrat ça ka folur V.  Pas një muaji të vjen  mesazhi  ty apo në emër kujt do e vihet që jeni përfitues. Ose të marrin në telefon ose të vjen mesazhi se jeni përfitues i kësaj. Pasi je përfitues të thotë që do të njoftoheni edhe për letrat tjera  se do të dorëzosh edhe ca dokumentet të tjera pastaj.

Do dorëzosh që nuk ke biznes, nuk ke tatime tek taksat e këto…. Në tetor, o në mes të tetorit e futesh brenda. Për momentin pagua diku tek  73 – 74 mijë  (lekë të vjetra) në muaj. Sipas metrave katrorë paguhet edhe shtëpia. Pastaj për 3-4 vjet e paguan totalisht e kalon në emrin tënd”, sqaron personi i dytë duke theksuar se të gjitha këto bëhen vetëm pas një pagese prej 15 mijë eurosh.

Pas investigimit të Fiksit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi hetimet në 31 dhjetor të vitit 2024 dhe çoi çështjen në gjykatë. 8 të pandehurit u akuzuan për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1 të Kodit Penal.

Ndërkohë që dje Gjykata e Posaçme  për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka shpallur  vendimin për 8 të pandehurit, duke i shpallur ata fajtor për skemën e mashtrimit . Ku në bashkëpunim  me njëri- tjetrin  nën petkun e  punonjësve të administratës, u premtonin qytetarëve banesave sociale  kundrejt parave .

Në vendimin e GJKOO-s të pandehurit u  dënuan me: -G. S është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dënimi me 2 vite e 4 muaj burgim.

-V. K është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

-V.M është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

-B. L është shpallur fajtore për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim në dy raste, për të cilat është dënuar në bashkim të dënimeve, me një masë të vetme prej 3 vite burgim.

-E.Ç është shpallur fajtore  për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dy herë. U dënua përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burgim.

Gjykata vendosi dënime me burg për pjesën më të madhe të të akuzuarve, ndërsa 3 prej tyre u dënuan me shërbim prove. Ky rast konsiderohet një sukses i bashkëpunimit mes gazetarisë investigative dhe institucioneve të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit në sektorët socialë./ TCH

durres ryshfet

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës