LIVE UPDATES
Aktualitet

5 vite me detyrim në Shqipëri! Mospagimi i tarifës dhe 'diplomë peng', DETAJE nga projekt-ligji për studentët e Mjekësisë

Institucionet publike të arsimit të lartë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të jenë përgjegjëse edhe për mbulimin e shpenzimeve për kostot e studimeve të studentëve që pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrë masat për punësimin me prioritet të studentëve që nënshkruajnë marrëveshje.

6 Korrik 2023, 09:33 Nga f.i
5 vite me detyrim në Shqipëri! Mospagimi i tarifës dhe
studentët

TIRANË- Sipas projekt-ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” studentëve aplikantë në mjekësi por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2–5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale. 

“Diploma peng” tek spitali publik ose privat

Në nenin 4 të pr/ligjit thuhet se për studenti nënshkruan marrëveshje, para regjistrimit të tij si fitues në këtë program. Marrëveshja lidhet ndërmjet tij, ministrisë përgjegjëse për arsimin, ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionit të arsimit të lartë publik për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve, për jo më pak se 5 (pesë) vite në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu studenti pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare.

Në nenin 5 të pr/ligjit lihet të kuptohet që punësimi mund të jetë në institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat.

Kur shteti s’të gjen punë për 1 vit 

Në nenin 6 të pr/ligjit thuhet se në rast mospunësimi të studentit brenda 1 (një) viti kalendarik, nga data e lindjes të së drejtës për punësim, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohet i përmbushur detyrimi sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare” 

Kur nis efektet ligji?

Ky ligj i shtrin efektet në një periudhë 3 vjeçare duke nisur nga viti akademik 2023-2024.

Masat do të fillojnë nga viti akademik 2023-2024 deri në vitin akademik 2027-2028, për pasojë efekti i tij do të jetë i përkohshëm, që të investojmë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor kombëtar të fortë, rezistent, për të përmirësuar kapacitetet, duke ruajtur forcën e punës në shëndetësi dhe duke promovuar kujdesin social, njëlloj i rëndësishëm me atë shëndetësor” -thuhet në relacionin e përgatitur nga ministria e Arsimit dhe dorëzuar Kuvendit.

Nuk paguajnë tarifë studimi
Nëse studentët e Mjekësisë firmosin marrëveshjen, ata përfitojnë nga e drejta për të mospaguar detyrimet financiare që lidhen me pagimin e tarifës së studimeve për gjatë viteve që do të ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”.

Punësim specializimi afatgjatë

Do tu llogarihet punësim edhe periudha e specializimit afatgjatë, pavarësisht llojit të kuotës së fituar, ku një pjesë e studentëve përveç se kryejnë procesin e specializimit në strukturat shëndetësore përkatëse, edhe do të paguhen.

Program Strehimi

Studentët që kanë nënshkruar marrëveshje kanë përparësi në përfshirjen në programet sociale të strehimit. Masa e subvencionimit të interesave të kredisë për strehim, llogaritet si diferencë midis interesit të dakordësuar me institucionet financiare dhe interesit që paguan studenti. Kjo vlen edhe për studentët e ndërmjetëm, që aktualisht ndjekin këtë program studimi në institucionin e arsimit të lartë publik. Efektet e zbatimit të këtij projektligji vlejnë vetëm për vitet e mbetura për të kryer nga ana e tyre

Me vullnet të lirë

Sipas pr/ligjit respektohet vullneti I lirë, jo detyrim, i çdo studenti për të vendosur vetë nëse do të përfitojë nga të drejtat e përcaktuar në këtë ligj, me nënshkrimin e marrëveshjes apo në të kundërt do të përballojë tarifën e studimeve deri në nivelin e kostos së tyre, sipas metodologjisë së përcaktuar me akt nënligjor.

Qeveria e kërkon me emergjencë

Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit që pr/ligji të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të përshpejtuar për shkak të nevojës emergjente që paraqitet për miratimin dhe hyrjen në fuqi të tij, para fillimit të procedurave për aplikimin dhe regjistrimin e kandidatëve për studentë në fushën e mjekësisë për vitin e ri akademik 2023-2024.

“Në këtë aspekt theksojmë se duke qenë se viti i ri akademik fillon më datë 02.10.2023 dhe aplikimet për të përzgjedhur programet e studimit fillon gjatë muajit korrik, vlerësojmë se është shumë e domosdoshme që ligji të ketë hyrë në fuqi para zhvillimit të procedurave për regjistrim nga studentët me qëllim që ata të njihen me përmbajtje e ti dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatim” thuhet në relacion.

Mund te punesohet dhe ne privat

Në nenin 5 të pr/ligjit shkruhet se nëse student nuk pranon të firmosë për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, atëherë ai do të paguajë tarifën e studimit e cila do të jetë e re.

“Studenti, që nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, public ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me ministrinë përgjegjëse për arsimin, ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë public, sipas përcaktimeve të nenit 4, të këtij ligji, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve.

Tarifat e reja

Institucionet përgjegjëse pas miratimit të pr/ligjit do të përcaktojnë koston reale të studimit, e cila do të realizohet sipas një metodologjie të përcaktuar. Elementët kyç mbi të cilët do të bazohet metodologjia e përllogaritjes së kostos, janë shpenzimet e personelit, të cilat në institucionet e arsimi të lartë publike vlerësohen rreth 75% të kostos së studimit, shpenzimet korrente për blerje mallrash dhe shërbimesh të cilat vlerësohen rreth 10% të kostos dhe shpenzimet kapitale të cilat zënë vlerësohen rreth 15% të kostos së studimit.

Tarifat e reja të përcaktuara, në rast të mosnënshkrimit të marrëveshjes i referohen vetëm viteve të ardhshme akademike, pa patur efekte prapavepruese. Kjo vlen dhe për studentët e ndërmjetëm.

Sa është kostoja ne buxhet?

Kostoja e përllogaritur në total mbi buxhetin e shtetit gjatë periudhës 3- vjeçare menjëherë pas miratimit të ligjit për vitin 2023 është 588 milionë lekë, për vitin 2024 është 500 milionë lekë dhe për vitin 2025 400 mln lekë. Kostot financiare që shoqërojnë ndryshimet e parashikuara në projektligj, do të konsiderohen gjatë procesit të përgatitjes së PBA 2024-2026 (faza e dytë) dhe në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024-2026. Këto efekte do të përllogariten dhe dërgohen në Ministrinë e Financave, për të konsideruar impaktin shtesë në buxhet” thuhet në relacion

Ndahen detyrat

Institucionet publike të arsimit të lartë në fushën e shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, do të jenë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji

Institucionet publike të arsimit të lartë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të jenë përgjegjëse edhe për mbulimin e shpenzimeve për kostot e studimeve të studentëve që pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrë masat për punësimin me prioritet të studentëve që nënshkruajnë marrëveshje.

5 vite me detyrim në Shqipëri! Mospagimi i tarifës dhe

Klikoni këtu për linkun e plotë

protesta e studenteve te mjekesise

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit