4 Korrik 2022, 18:20
Nga k.m.
Haxhire Gurakuqi
Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja që me letra figuron pronare e një kompanie 30 milionë dollarëshe në Laç dhe që ka përfituar deri 5 milionë euro si punë e paguar nga inceneratorët, ka rrëfyer detaje ekskluzivisht për Syri Tv.
Gruaja e moshuar jeton në azilin e pleqve në Tiranë, pasi nuk ka banesë. Ajo tregon se pranë një banke të nivelit të dytë i kanë thënë se është pronare e një biznesi në Laç, por që nuk ka paguar tatimet. Si pasojë banka i ka bllokuar llogarinë e kursimeve, me vlerë 600 mijë lekë të vjetra.
Gurakuqi tregon nuk ka dijeni për milionat që kanë qarkulluar kompanitë e lidhura, ndërsa shton të ardhurat e saj të vetme janë nga pensioni. 90-vjeçarja ka qenë nidhmës mjeke dhe për 35 vite ka punuar në shkollën e mesme të minierave.
"Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje (në bankë) më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t'i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s'kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t'i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t'u tallur, kam qenë strikte.
"Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.
Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.
Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim", tregon Haxhire Gurakuqi./ Marrë nga Syri
haxhire gurakuqi
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:56
I.A
Foto Ilustruese
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Fiershgan të Lushnjes. Mësohet se aksidenti ka ndod...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:54
k.m.
Foto ilustruese
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 4 korrik pranimin e kër...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:39
I.A
Pamje nga Radhima
VLORË- Të shtënat në Radhimë kanë lënë të lënduar një person. Nga pamjet e p...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:40
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, kanë nd&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:38
k.m.
ITALI- Policia italiane në rajonin e Puglias ka finalizuar një mega-operacion që ka zgjatur ndër vite, duke vënë sot në...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:36
k.m.
Foto nga lumi i Shalës
Sivjet, Lugina e Shalës, që u shpall edhe Zonë e Mbrojtur, po pret trefishin e turistëve të viteve t&e...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:28
e.k
Pamje nga konstatimi i shkelësve
TIRANË- Droni i Policisë së Shtetit dhe këtë herë ka kapur “mat” shofer&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 17:06
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Shosh të Shkodrës, ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 16:21
k.m.
Foto nga protagonistët e ngjarjes
TIRANË- Zbulohen 4 dëshmitë e plota të bashkëpunëtorit të Drejtësisë, K...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 15:56
k.m.
Albana Fico dhe Sali Berisha
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” lidhur me tenderin për mobilimin e zyrave...