25 Janar 2024, 14:01
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në zbatim të ligjit të “Tatimit mbi të Ardhurat”, Administrata Tatimore ka informuar tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të VKM Nr. 753, datë 20.12.2023, që nga janari 2024 do të tatohen me 15%.
Me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve (jo penalizimin e tyre), Administrata Tatimore u ka dërguar letër të personalizuar çdo tatimpaguesi, që është pjesë e listës së shërbimeve profesionale të miratuar me vendim qeverie, që të marrë masa për saktësimin e kodit ekonomik në mënyrë që të tatohet në mënyrë të drejtë.
Sa më lart përmendur, është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit të vetë verifikojnë kodin ekonomik të aktivitetit në llogarinë elektronike në e-Filing, sipas listës së shërbimeve profesionale, dhe ta ndryshojnë atë në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë për 2 qëllime:
1- Të tatohen drejtë, si shërbime profesionale, sipas vendimit të qeverisë.
2- Të mos tatohen gabimisht nëse kodi ekonomik nuk përputhet me aktivitetin e biznesit.
Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet lehtësisht, online nëpërmjet shërbimeve “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.
Nëpërmjet kësaj letre, Administrata Tatimore inkurajon gjithashtu tatimpaguesit të pasqyrojnë saktë të dhënat në Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi Fitimin apo Tatimit te Thjeshtuar mbi Fitimin, për vitin 2023, në lidhje më të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, pasi këto të dhëna do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024.
Si viti i parë i zbatimit të ligjit, Administrata Tatimore sqaron se gjatë vitit 2024, si viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies me tatimpaguesit, qasja e saj do të fokusohet drejt këshillimit me synim lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e tyre.
administrata tatimore
Aktualitet
25 Janar 2024, 13:43
r.ll
burgu i peqinit
PEQIN- Janë liruar nga qelia ish drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe policët e arrestuar pas vrasjes së ...
Aktualitet
25 Janar 2024, 13:16
r.ll
pamje nga takimi ne shkoder
SHKODËR- David Backman, Këshilltar Ligjor i Ambasadës Amerikane, ishte i pranishën në takimin me stude...
Aktualitet
25 Janar 2024, 13:08
M.B
Policia
TIRANA- Drejtuesi i një automjeti në Tiranë është gjobitur me 18 mijë lekë të reja, pasi ka parkuar n&...
Aktualitet
25 Janar 2024, 12:28
N.F
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Një 48-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Kakavijë pasi tentoi t&eu...
Aktualitet
25 Janar 2024, 12:06
N.F
Drogë
ELBASAN- Një 66-vjeçar është vënë ën pranga ditën e sotme në Elbasan pasi ishte shpallur n&e...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:59
M.B
emil bracka
GREQI- Emil Bracka është shqiptari i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në K...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:56
N.F
Alma Beqiri
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 46-vjeçaren Alma Beqiri e cila n&...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:55
r.ll
foto nga vendngjarja
FIER- Një tjetër zjarr raportohet ditën e sotme nga Fieri. Kësaj here flakët kanë përfshirë zy...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:44
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Gjykata e Korçës ka lënë sot në burg të arrestuarit e operacionit ‘Tempulli 2’. B...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:12
M.B
Foto ilustruese
DIVJAKË- Një 53-vjeçar me inicialet I. L., ka humbur jetën sot në Divjakë teksa tranportohej për t&eum...