27 Shkurt 2023, 15:40
Nga A.B
Taulant Gjoka
TIRANË- Aksidenti masiv i cili ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete, la pas 9 qytetarë të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit. Shefi i qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion”, deklaroi se po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sipas tij, paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai tha se këtij të fundit i është bërë edhe testi i drogës, pasi ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë jo koshient dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur. Ndërkohë të pestë shoferëve u është bërë testi i alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.
“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi ghetomor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. 5 shoferët e përfshirë në aksidnet u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë. Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.
Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. /Dosja.al
taulant gjoka aksidenti masiv te tajvani
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 14:16
I.A
Leonard palushi
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish-ef...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 14:11
I.A
Policia
TIRANË- 12 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për disa vepra penale. Mësohet se në pranga ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 13:51
A.B
Momenti i aksidentit
TIRANË- Ora shënonte 11.35 dhe në Tiranë për pak ndodhi një tragjedi. Një autobus urban mori para d...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 13:42
A.B
Barrela
TIRANË- Momenti kur dy prej personave të lënduar nga aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në kryeqytet, janë bë...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 13:30
F.M
Aksidenti te Tajvani
TIRANË- Shkak për aksidentin masiv të ndodhur këtë paraditen ë zonën e 'Shallvareve' në Tiran&...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 13:22
I.A
Policia
DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rën&eu...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 13:10
I.A
Pamje nga aksidenti
TIRANË- 9 persona janë plagosur nga aksidenti te Shallvaret në Tiranë. Policia bën me dije se së bashku m...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 13:04
I.A,F.M
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se një 59-vjeçar duke drejtuar kamioni...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 12:57
I.A
Julian Kosova
GREQI- Të tjera detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Mykonos 1 javë më parë janw publiku...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 12:47
I.A
Shoferi
TIRANË- Një nga drejtuesit e mjeteve që u përplasen në aksidentin masiv te Tajvani ka deklaruar se në urbanin q&...