4 Gusht 2022, 09:31
Nga A.B

DIVJAKË- Tre administratorë subjektesh në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës janë proceduar penalisht pasi zunë hapësirën publike, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave të zaptuara, policia tha se sekuestroi 169 çadra dhe 338 shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës.
Gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Lirohen hapësira në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës. Procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse. Sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për shtetasit Sh. G., 45 vjeç; E. G., 30 vjeç, të dy banues në Fier dhe M. K., 29 vjeç, banues në Divjakë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Divjakë dhe Policinë Bashkiake Fier e Divjakë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 169 çadrat dhe 338 shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
hapesira publike divjake
Aktualitet
4 Gusht 2022, 09:27
A.B
Ambulanca greke
GREQI- Gjendet e vdekur shqiptarja në Lamia. Mediat greke raportojnë se 29-vjeçarja me origjinë shqiptare ësht&e...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 09:14
A.B
Shefki Kurti
ITALI- Ende nuk është gjetur autori i vrasjes së shqiptarit, Shefki Kurti në Itali. Trupi i të moshuarit, u gjet cop&...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 09:00
A.B
Unaza Lindore
TIRANË- Punimet në lotin 2 të Unazës Lindore të Tiranës kanë përfunduar plotësisht me shtri...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 08:44
A.B
Momenti i dhunes
ITALI- Edmond Xhafa është shqiptari i arrestuar në Itali pasi një javë më parë ka dhunuar një vajz...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 08:17
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 07:56
A.B
Protesta
TIRANË- Shoqëria civile do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 19:00 një protestë para Ministrisë ...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 07:30
A.B
Moti
TIRANË- Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime të...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 07:22
A.B
Pamje nga sherri
SARANDË- Sherr masiv në Sarandë. Pushuesit të cilit kishin shkuar në këtë qytet për të ...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 07:06
A.B
Digjet makina
LUSHNJE- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për djegien e makinës në aksin Lushnjë-Rrogozhinë...
Aktualitet
4 Gusht 2022, 07:01
A.B
Bashkite
Ministria e financave po përgatitet të marrë në administrim disa njësi të pushtetit vendor, të cilat janë ...