LIVE UPDATES
Politike

Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë/ DW: Ashpërsohen tonet mes Prishtinës e Serbisë!

Pas nënshkrimit të aleancës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë, ashpërsohen tonet mes Beogradit e Prishtinës. Kosova e dënon reagimin e Serbisë si agresiv.

21 Mars 2025, 07:25 Nga B.Z
Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë/ DW:
Foto ilustruese

SERBI - Beogradi dhe Prishtina ashpërsojnë retorikën pas nënshkrimit të deklaratës për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës,  Shqipërisë  dhe Kroacisë.  Deklarata u nënshkrua dy ditë më parë në Tiranë ndërmjet ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, atij të Kroacisë, Ivan Anušić, dhe ministrit kosovar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Të tre ministrat thanë se synimi i kësaj aleance mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe theksuan se aleanca nuk është kërcënim për askënd, por një mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

Deklarata për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e nënshkruar në Tiranë ka për qëllim "promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin euro-atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale. Për t'iu bashkuar kësaj aleance është ftuar edhe Bullgaria, duke e bërë këtë aleancë të parën të këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Jashtme serbe flet për provokim

I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë përmes Ministrisë së Jashtme, e cila e konsideron "provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në reagimin e saj, Serbia thotë se "do t'u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar.”

"Me këtë marrëveshje, këto dy shtete, së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal. Serbia, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë,” thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar, duke shtuar se "Serbia e sheh si fakt shqetësues pse kjo aleancë ushtarake është formuar pa asnjë konsultim me Beogradin.”

"Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale,” thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar.

Kosova e dënon deklaratën e Serbisë

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e dënon ashpër deklaratën e Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh në fushën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri. Sipas ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklarata e Serbisë "nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”.

Sipas Gërvallës, "duke bërë deklarata të tilla, Serbia minon angazhimet e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën”. "Retorika e Serbisë është e mbushur me tone hegjemoniste, pasi ajo përpiqet të paraqitet si fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar shpjegime nga Kroacia dhe Shqipëria, dy shtete sovrane, të dyja anëtare të NATO-s, me Kroacinë gjithashtu anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe përbën një tjetër shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera,” thotë Donika Gërvalla./DW

aleance ushtarake kosove-shqiperi-kroaci

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd