Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjyqtari Xhevdet Lika pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke zëvendësuar qëndrimin në burg me atë të "arrestit në shtëpi".

DURRËS- Gjykata e Durrësit vendosi këtë të hënë lirimin nga qelia të ish-drejtorit të IEVP-së, Indrit Cerloj, i cili dyshohet për shpërdorim detyre lidhur me arratisjen e Altin Ndocit.
Gjyqtari Xhevdet Lika pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke zëvendësuar qëndrimin në burg me atë të "arrestit në shtëpi". Mësohet se ky vendim vjen pas shqyrtimit të rrethanave të çështjes.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon Ballkanin Perëndimor me qëllim përballjen me Rusinë dhe se Per&...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers S...
IZRAEL- Parlamenti izraelit miratoi një projektligj për vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët. 62 nga 120 deputet&e...
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimin e të dhënave në Deklaratën Vjetore të të Ardhura...
Foto ilustruese Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti ...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle mbrëmjen e sotme në një kompleks luksoz në jug të vendit, n...
Furgoni i djegur SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Një furgon p...
Maglent Dybeli PERU- Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull rrjetit kriminal shqiptar, i cili merrej me trafikun e lëndë...
Henri Nikolli ANGLI- Autoritetet britanike kanë dënuar me 6 vite burg një 19-vjeçar shqiptar në Angli, pasi u përpoq të...
Thikat e sekuestruara GREQI- Një ngjarje e rëmdë ka ndodhur në Volos të Greqisë, me protagonist një shqiptar. Polic...