28 Prill 2023, 09:31
Nga F.M
Sarandë
SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e të riut që dyshohet se ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhorit alias Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqi. Në njoftimin bëhet me dije se i riu akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Sofokli Baxheri, 28 vjeç akuzohet se u ka dhënë autorëve një ambient me qira për të fshehur makinat e përdorura në krim. Më konkretisht raportohet se u ka dhënë një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërore.
Njoftimi:
Sarandë/Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kërkimet për gjetjen e 2 shtetasve të kallëzuar të humbur. Vihet në pranga një 28-vjeçar, si person i dyshuar se ka dijeni në lidhje me ngjarjen. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve L. Th. dhe F. S., për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arrestuar shtetasi: S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Vijojnë hetimet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW" X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
sofokli baxheri leonard thodhori fatmir sulovari fatmir krasniqi
Aktualitet
28 Prill 2023, 09:19
F.M
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
SARANDË- Sofokli Baxheri, 28 vjeç, banues në Sarandë është vënë në pra...
Aktualitet
28 Prill 2023, 09:15
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Lëvizjet e britanikëve dhe portugezit që akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ardian Ni...
Aktualitet
28 Prill 2023, 08:55
F.M
Ruben Saraiva, foto e dalë nga Policia (majtas); Ruben Saraiva, foto nga rrjetet sociale (djathtas)
TIRANË- Ruben Saraiva, portugezi që akuz...
Aktualitet
28 Prill 2023, 07:10
I.A
moti
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Aktualitet
27 Prill 2023, 23:30
k.m.
GREQI- Një 14-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me biçikletë. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotm...
Aktualitet
27 Prill 2023, 23:08
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulajt në 19 pr...
Aktualitet
27 Prill 2023, 22:12
k.m.
Foto ilustruese
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spitalin Rajonal të Fierit, pacientja përfundon në urgjenc&eum...
Aktualitet
27 Prill 2023, 21:22
A.B
Policia
GREQI- Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi. Dy personat janë përplasur për shkak të xhelozisë për një gr...
Aktualitet
27 Prill 2023, 20:48
k.m.
Projekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkite...
Aktualitet
27 Prill 2023, 20:02
k.m.
Pamje nga hoteli
TIRANË- Ishin këto pamje të kamerave të sigurisë që i bindën hetuesit për lidhjet mes 6 personave...