6 Dhjetor 2023, 08:52
Nga A.B
Momenti i arrestimit
LEZHË- Aleks Lulashi, pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, ka pranuar posedimin nga ana e tij të sendeve të gjetura brenda banesës në fshatin Gurez të Njësisë Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin.
40-vjeçari është shprehur para grupit hetimor se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale. Policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës nuk ka arritur ende të identifikojë personat për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Aparati celular i Aleks Lulashit i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale do të ekzaminohet për të parë komunikimet që mund ketë patur 40-vjeçari, çka mund të ndihmojë në zbulimin e personave që ai bashkëpunonte.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 automjet tip "Mazda", me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit, 5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur, 4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë. Po ashtu u sekuestrua edhe 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim, kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.
40-vjeçari Aleks Lulashi do të përballet me disa akuza si "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje", "Trafikim i mjeteve motorike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Vjedhja"./Dosja.al
aleks lulashi
Aktualitet
6 Dhjetor 2023, 08:47
A.B
Aksidenti
BERAT- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit afër Qendës Lira, në qytetin e Beratit. Mjeti&...
Aktualitet
6 Dhjetor 2023, 08:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË-Gjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë...
Aktualitet
6 Dhjetor 2023, 07:50
A.B
Moti
TIRANË- Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu në Ult...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 21:08
a.l
Ilaçi
TIRANË- Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues ...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 19:38
A.TH
Policia greke
GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga forcat e policisë greke....
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 16:30
r.ll
avokati
TIRANË- Avokati i Fredi Belerit në përfundimit të procesit ka thënë për mediat se Abdyl dhe Arsen Rama janë...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 16:14
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fred...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 15:47
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Pretendimet për blerje votash janë një temë e pashmangshme gjatë fushatave zgjedhore në Shqip&eu...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 15:39
r.ll
behar sofia
TIRANË- SPAK ka kërkuar nga 30 vite burg për secilin prej 4 të pandehurve të akuzuar për vrasjen e Behar Sof...
Aktualitet
5 Dhjetor 2023, 15:00
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e radhes për gjyqin ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur t&e...