LIVE UPDATES
Aktualitet

Bebet me nënë zëvendësuese, qëllime altruiste apo biznes me dritëhije

Kjo situatë sipas ekspertëve krijon hapësira që Shqipëria të kthehet një vend ku surrogacia mund të përdoret për tregti. Pra, interesa të mëdha fshihen pas këtij biznesi.

9 Tetor 2024, 22:19 Nga E. D

Bebet me nënë zëvendësuese, qëllime altruiste apo

TIRANË- Listimi i vendit tonë në këto faqe dhe ofrimi i kësaj metode nga klinikat private tregon se surrogacia në Shqipëri aktualisht zhvillohet për qëllime tregtare dhe jo për qëllime altruiste siç e parashikon ligji.

Kjo situatë sipas ekspertëve krijon hapësira që Shqipëria të kthehet një vend ku surrogacia mund të përdoret për tregti. Pra, interesa të mëdha fshihen pas këtij biznesi.

“Absolutisht jo, kjo nuk do të ndodhë. Ligji aktual as e ndalon dhe as e rregullon, pikërisht për këtë arsye për ta rregulluar, në këtë moment ishte e domosdoshme që kjo të përmendej në ligj. Është një gjë shumë e rëndësishme, aq më tepër kur shkenca ka arritur që të realizojë dhe mënyra se si është rregulluar në ligj i përjashton plotësisht polemikat”, u shpreh Mira Rakacolli, mjeke.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjitha rastet bëhet fjalë vetëm për surrogaci altruiste. Pra vetëm në raste kur gruaja porositëse e ka materialin gjenetik për të lindur një fëmijë, por nuk mund ta mbartë vetë një shtatëzani për shkaqe shëndetësore.

“Surrogacia në ligj lejohet vetëm për ata që nuk kanë mundësi për të rritur një embrion pavarësisht se kanë mundësinë për të siguruar një embrion me materialin gjenetik të të dy prindërve”, u shpreh mjekja, Mira Rakacolli.

“Ky projektligj besoj duhet të shkojë me formulime të qarta. Nën nenin 22 të surrogacisë nuk përmendet që është altruiste që do të thotë se u lë hap♪sirë privatëve për ta përdorur surrogacinë si një mjet të madh fitimi”, u shpreh Zheni Gjergji, Kryetare ‘Komisioni i Shëndetësisë’.

Sipas ligjit, një grua duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur më parë një fëmijë, që të bëhet nënë surrogate. Marrëdhënia me nënën surrogative do të rregullohet nëpërmjet një kontrate. Ekspertët ngrenë dyshime se grupet vulnerabël dhe gratë në vështirësi ekonomike mund ta shohin si një mjet përfitimi dhe të shesin trupin e tyre për të mbajtur fëmijët e porositësit.

“Duke pasur parasysh kushtet e rënda ekonomike që ndodhen gratë, ka shtresa të mëdha vulnerabël dhe mënyrën se si është hartuar ky draft kam shumë frikë se do të shfrytëzojë trupin e një gruaje për qëllime përfitimi”, u shpreh Zheni Gjergji, Kryetare ‘Komisioni i Shëndetësisë’.

‘Nëse nuk rregullohet nga kuadri ligjor mund të abuzohet. Krijon hapësira për trafikim për qenie njerëzore, krijon hapësira për shfrytëzim të gruas dhe rrit punën e papaguar të gruas pasi mbartja e një fetusi është një punë. Nuk do të jetë formë tradicionale, gestacionale do të jetë me kundërshpërblim”, u shpreh Dea Nini, eksperte ligjore./Top Channel

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen