LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha e akuzon si pjesë të bandës së Aldo Bares, gjyqtari Artan Gjermeni jep dorëheqjen për herë të dytë

Artan Gjermeni dorëzoi kërkesë për dorëheqje edhe më 24 maj 2022, por deri në muajin korrik, KLGj nuk mori vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët në muajin maj.

14 Shtator 2022, 18:35 Nga k.m.
Berisha e akuzon si pjesë të bandës së Aldo Bares, gjyqtari
Foto ilustruese

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni dorëzoi për herë të dytë brenda pak muajsh kërkesë për dorëheqje nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ. Sipas anëtares së këshillit për marrëdhëniet me mediet, Marçela Shehu, gjyqtari Artan Gjermeni e ka dorëzuar kërkesën e dytë për dorëheqje të martën më 13 shtator 2022. Shehu pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se kërkesa i është kaluar për shqyrtim komisionit të karrierës në KLGJ.

Artan Gjermeni dorëzoi kërkesë për dorëheqje edhe më 24 maj 2022, por deri në muajin korrik, KLGj nuk mori vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët në muajin maj.

Në kërkesën e parë për dorëheqje, Gjermeni paraqiste si arsye të largimit nga detyra kalimin e karrierës së tij në një stad të ri.

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke u impenjuar si pedagog pranë një universiteti jo-publik, kjo për shkak të eksperiencës time shumëvjeçare akadaemike në fushën e të drejtës, si lektor në universitet, lehtësues dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës”, parashtronte Gjermeni në kërkesën e parë motivin e largimit nga funksioni i gjyqtarit.

Anëtarja e KLGJ-së, Marçela Shehu sqaroi për BIRN se gjyqtari Gjermeni vijon të ushtrojë detyrën e tij, ndërkohë që sipas saj nuk ka një rregullim ligjor lidhur me situata kur magjistratët japin dorëheqje të përsëritur, pasi janë tërhequr nga kërkesa e mëparshme. Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se Gjermeni është shortuar në dhjetor 2019 dhe është ende në proces rivlerësimi, ndërsa nuk komentoi mbi ecurinë e çështjes.

Prej afro tre vjetësh, gjyqtari Artan Gjermeni i është nënshtruar procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Gjermeni është shortuar më 16 dhjetor të vitit 2019, por KPK ende nuk ka njoftuar kalimin e çështjes së tij në seancë dëgjimore publike.

Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.

Gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të lakuar në vend, kryesisht përshkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar si anëtar të bandës së Aldo Bares.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin Gjermeni ishte anëtar. Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore. Së fundmi ai u sulmua nga opozita sërish për shkak të vendimit të tij për të shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, në të ashtuquajturën çështja “Babale”, në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.  Berisha akuzoi në fillim të korrikut se procesi i vetingut ndaj Gjermenit ishte bllokuar./BIRN

artan gjermeni

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen