Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërtimet shumëkatëshe që vazhdojnë të ngrihen që nga periudha e pandemisë, mbi plazhin e dikurshëm të durrsakëve, ia lënë vendin qetësisë së Kallmit, vija bregdetare me konglomerate zhavorri e të cilit e bën atë një nga zonat më interesante të Adriatikut.

DURRËS- Kur automjeti kalon nga Currilat drejt Kallmit, vetëm 3 kilometra larg qendrës së qytetit të Durrësit, gjithçka ndryshon në mënyrë të dukshme.
Ndërtimet shumëkatëshe që vazhdojnë të ngrihen që nga periudha e pandemisë, mbi plazhin e dikurshëm të durrsakëve, ia lënë vendin qetësisë së Kallmit, vija bregdetare me konglomerate zhavorri e të cilit e bën atë një nga zonat më interesante të Adriatikut.
Kodra argjilore, që shkon paralel me bregun deri në Porto Romano për afro katër kilometra, në krahun tjetër gjen rrugën “Aleksandër Goga”, më e gjata në qytetin bregdetar.
Pronat e familjeve të vjetra durrsake në Kallm u njohën që në fillim të viteve ’90, por shfrytëzimi i tyre ka qenë thuajse i papërfillshëm.
“Pas shumë kohe kisha nisur të shfrytëzoj një plazh të vogël në pronën e familjes, por mesa duket duhet të mendoj më shumë për atë që do të përfitoj nga ndërtimi i firmave”, thotë Flor Mara, pasardhës i familjes me të njëjtin mbiemër, ndërsa shtoi se shteti nuk dha asnjëherë leje ndërtimi në këtë zonë, edhe për dhe ata që guxuan të ngrenë diçka me karakter turistik.
Vija bregdetare e gjirit të Durrësit ka regjistruar një zhvillim të vrullshëm, shpesh kaotik, gjatë dy dekadave të fundit, ndërsa kërkesa për apartamente pushimi dhe hapësirë për ngritjen e hoteleve dhe strukturave turistike mbetet e lartë. Zona e Kallmit i ka shpëtuar ndërtimeve me intensitet të lartë për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Rruga e ngushtë që çon në Kallm këtë dimër është dëmtuar shumë; ujërat nëntokësore kanë shkaktuar rrëshqitje mbi plazhe në disa vende; ullinjtë e mbjellë në vitet ’60 janë përgjysmuar, ndërsa pasojat e stinës së lagësht duken kudo.
Lajmi i vetëm për këtë territor mbetet interesimi i disa kompanive të mëdha ndërtimore, të cilat kanë filluar të kontaktojnë familjarët për të zhvillimin e pronave.
Rezart Kthupi është një tjetër trashëgimtar, në një nga pronat që ndodhen në Kallm, e cila herë pas here bllokohet nga ujërat e reshjeve dhe ujërat nëntokësore.
Kthupi tha për BIRN se ai ka nënshkruar një marrëveshje me një nga firmat ndërtuese. Sipas tij, e ardhmja e Kallmit varet nga numri i familjeve që do ta pranojnë ofertën e ndërtimit.
Vetëm në këtë rast, sipas tij në Këshillin Kombëtar të Territorit duhet të paraqitet një masterplan i detajuar për kushtet e ndërtimit.
“Unë besoj se ndërtimet e shumta në zonën ngjitur të Currilave, si dhe shërbimet e instaluara për banorët e këtij sektori, i kanë joshur ndërtuesit në Kallm,” tha Kthupi, ndërsa shtoi se ky plazh pritet të lidhet me një rrugë të re – përmes kodrave, me qytetin.
“Sigurisht që ky proces do të kërkojë edhe 5–6 vjet të tjerë, por për ne banorët duket të jetë zgjidhja e vetme”, theksoi Kthupi.
Por çfarë pritet të ndodhë me bregdetin prej shkëmbinjsh me zhavorr në breg?
Mundësia e ngritjes së ndonjë porti turistik përjashtohet nga specialistët.
“Është krejt i pamundur ndërtimi i një porti për jahte e varka”, tha për BIRN inxhinieri Tomorr Spahiu. “I gjithë bregdeti me gurë konglomerat i kësaj zone e bën të pamundur ankorimin e çdo lloj mjeti lundrues”, shtoi ai.
Spahiu gjithashtu e konsideron të rrezikshme ndërhyrjen në morfologjinë e ujërave bregdetare, pasi sipas tij habitati, flora dhe fauna duhen ruajtur me kujdes, ndërsa përmendi edhe rastin e iriqëve të detit, që rriten vetëm në këtë zonë.
Ndryshe, Kthupi e sheh si një mundësi projektimi të mirë territorin ngjitur me kodrën që bie thuajse pingul mbi sipërfaqen e banesave të ardhshme.
Familjet Kadiu, Rexha, Kthupi, Mara, Pepa dhe të paktën dhjetë të tjera si këto duhet të marrin një vendim për të ardhmen e truallit që kanë trashëguar nga të parët.
“Unë kam firmosur për familjen time të vogël,” tha Flor Mara. “Po kështu do të vendosin edhe të tjerë pasardhës”, përfundoi ai./BIRN
TIRANË- Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festojnë sot Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ata nd...
TIRANË- Sipas sociologëve, përshpejtimi i plakjes së popullsisë po rrit ndjeshëm kërkesën për shërbime p&eum...
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...
Foto ilustruse KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Korçë – Bilisht, afë...
Daniel Ziblatt dhe Ditmir Bushati Në episodin e radhës të Public Square, i ftuar nga Ditmir Bushati ishte Daniel Ziblatt, profesor i qeveris...
Pamje nga aksidenti VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në në aksin Vlorë–Himarë, ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për vrasjen e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme në Nikël. Gjatë një...
Pamje nga arrestimi FUSHË- KRUJË- Pamjet që po shihni në ekran i përkasin shoqërimit nga policia të Eduart Afmataj,...
Pamje nga zjarri i ndezur në Parkun Kombëtar të Dajtit TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 62-vjeçar, ...
Foto ilustruse QAFË- SHTAMË- Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël, Eduart Afmataj, ësh...