LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN/ Reagimi i organizatave mjedisore mbi drafti i qeverisë: Shkatërron Zonat e Mbrojtura

Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit si dhe ekspertë e përfaqësues të shquar të botës akademike u shprehen kundër ndryshimeve të propozuara nga disa deputetë të Partisë Socialiste dhe më pas nga qeveria.

16 Shkurt 2024, 17:44 Nga h.k
BIRN/ Reagimi i organizatave mjedisore mbi drafti i qeverisë:
Foto ilustruese

TIRANË-Organizatat në mbrojtje të mjedisit dënuan njëzëri të premten projektin e qeverisë për ligjin e Zonave të Mbrojtura, duke i cilësuar këto propozime si vulosje përfundimtare të shkatërrimit të tyre në Shqipëri.

Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit si dhe ekspertë e përfaqësues të shquar të botës akademike u shprehen kundër ndryshimeve të propozuara nga disa deputetë të Partisë Socialiste dhe më pas nga qeveria.

Në një konferencë për mediat, përfaqësuesit e shoqërisë civile i kërkuan parlamentit dhe qeverisë të tërhiqen nga propozimet e paraqitura, të tregojnë transparencë, të hapin procesin për këshillimin e duhur mjedisor të draftit përfundimtar të projektligjit si dhe të dëgjojnë argumentet e organizatave, institucioneve akademike dhe shkencore dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së natyrës.

“Të gjithë ndryshimet e propozuara janë dashakeqe për Zonat e Mbrojtura, shkojnë në kundërshtim me frymën e ligjit aktual, me normat dhe praktikat më të mira Evropiane dhe me çdo detyrim ligjor të këshillimit publik,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ndryshimet, sipas organizatave, vulosin përfundimisht fundin e sistemit të Zonave të Mbrojtura dhe biodiversitetit në Shqipëri.

“Me keqardhje shikojmë se qëndrimi i qeverisë është edhe më i rrezikshëm se drafti i parlamentit. Ai përligj tjetërsimin e zonave të mbrojtura (ZM), legjitimimin e gjithë ndërtimeve e ndërhyrjeve të paligjshme në zona të mbrojtura dhe miratimin e çfarëdo investimi të ashtuquajtur strategjik në zemër të zonave të mbrojtura,” tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologjisë duke lexuar deklaratën e përbashkët.

Sipas këtyre propozimeve të qeverisë, shtoi Bino, “përfituesi më i madh është Këshilli Kombëtar i Territorit që rrëmben gjithë pushtetet dhe politikat dhe kthehet në Zot të zonave të mbrojtura, duke qenë se askush nuk kundërshton dot vendimet e tij”.

Nëse varianti i qeverisë do të miratohet, organizatat apelojnë se kjo zhbën të gjitha kompetencat e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit dhe Agjencive të saj të varësisë, duke anuluar paketën ligjore mjedisore të ndërtuar në frymën e transpozimit të Direktivave të Bashkimit Europian.

Sipas organizatave, edhe pse ndryshimet në ligj u kërkuan me pretekstin e fuqizimit të rolit dhe interesave të bashkive, në draftin propozuar nga qeveria bashkitë kanë vetëm delet e dhitë ose qiratë e përdorimit të kullotave.

“Në këtë tragjikomedi, Parlamenti, Bashkitë dhe komuniteti në tërësi, janë humbësit e mëdhenj,” theksoi Bino.

Organizatat mjedisore kërkojnë që të ketë një konsultim të ri publik, nëse draftligji final do të mbështetej mbi komentet e qeverisë, të cilat janë sipas tyre kryekëput të ndryshme nga çdo variant i diskutuar më parë. Sipas tyre kjo përbën një thyerje të rregullave të konsultimit publik.

Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania, tha se tentativat e qeverisë për të ndërhyrë në zonat e mbrojtura nuk janë të reja, por kanë nisur që prej vitit 2018 me rishikimin e tyre.

“Ky është një proces i kontestuar,” tha Nika duke iu referuar mënyrës se si u bënë propozimet e fundit, duke e cilësuar “hileqare” rrugën e zgjedhur nga mazhoranca për të propozuar nismën ligjore.

Drafti i qeverisë është dorëzuar në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi”, që duket se ka si qëllim shmangien e konsultimit publik.

“Nëse drafti final nuk do të konsultohet me ekspertët dhe aktivistët është shkelur çdo rregull i konsultim publik,” tha më tej Nika, duke shtuar se duket se qëllimi i vetëm është hapja e këtyre zonave për një zhvillim ekonomik të vrullshëm.

Lavdosh Ferruni nga Shoqata e Bujqësisë Organike tha se nëse ky ligj kalon, në një të ardhme të afërt nuk do të kemi më zona të mbrojtura.

Një draft i detajuar propozimesh i qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimeve strategjike brenda tyre.

Drafti i qeverisë u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektligjin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedurial ky që duket se tenton të shmangë konsultimin publik.

Drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administrim e zonave të mbrojtura, por rithekson synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

organizatat mjedisore

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen