LIVE UPDATES
Aktualitet

Brenda shtëpive të barit/ Si shkojnë dhe "përplasja" e shqiptarëve me realitetin, rrëfimi: Ta dija kështu...

Trafikantët nuk qëndrojnë në gomone. Drejtimi i saj i besohet një prej personave që kërkon të emigrojë në Angli. Në ditët e kthjellëta, nga toka franceze mund të dallosh tokën angleze, dhe ajo është pikë orientimi se në cilin drejtim duhet mbajtur timoni. Të tjerëve në gomone u jepet numri i rojës bregdetare angleze që në shumicën e rasteve, janë engjëlli mbrojtës i atyre që rrezikojnë mbytjen në det…

13 Tetor 2022, 22:03 Nga k.m.
Brenda shtëpive të barit/ Si shkojnë dhe
Pamje nga "shtëpia e barit"

Shtëpitë e barit janë kthyer në një trend në fjalorin e përditshëm të Tiranës, jo vetëm të politikës por edhe të të rinjve shqiptarë. A2 CNN ka shkuar në Angli, për të treguar nga afër peripecitë e të rinjve shqiptar të cilët përfundojnë në punë të tilla të jashtëligjshme, vetëm e vetëm për një të ardhme më të mirë. Të thuash që të rinjtë largohen nga Shqipëria ke thënë një fakt, por po aq i vërtetë është edhe fakti që dëshira e tyre më e madhe është emigrimi në Angli vitet e fundit. Jo si vendi i mundësive të mëdha profesionale apo akademike, por vendi ku mund të pasurohesh shpejt. Ky është marketingu që grupet kriminale i kanë bërë Britanisë së Madhe, si vendi ku krimi të pasuron.

Për të vajtur ilegalisht në Angli, ndër vite janë përdorur disa mënyra nga emigrantët e Shqipërisë. Që nga dokumentet false të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, deklarimi si qytetar i Kosovës, më pas erdhi “kamioni”, që për disa vite konsiderohej më i suksesshmi dhe së fundmi është gjetur metoda me koston më të ulët, kalimi i kanalit të La Manshit me gomone. Por si çdo gjë me kosto të ulët, rreziqet që merren për sipër janë më të mëdha, rreziqe që shkojnë deri në humbje jete. Por si arrijnë të rinjtë shqiptarë të gjejnë një vend në gomone?




Rrjeti social TikTok është përdorur gjerësisht, sidomos gjatë verës së vitit 2022 si hapësira online ku trafikantët e qenieve njerëzore reklamonin biznesin e tyre. Një vend që shkon nga 5 mijë deri në 7 mijë paund. Këto të dhëna nuk janë statistika raportesh, por eksperienca të jetuara nga tre të rinj të cilët rrëfejnë ekskluzivisht për mikrofonin e A2 CNN, nga vendi i tyre i punës, se si mbërritën në tokën angleze, intervista të realizuara duke ruajtur anonimatin e tyre.

“Jemi mashtruar më shumë me videot që hidheshin në TikTok. Jemi lidhur me disa shqiptarë që s’i kemi parë ndonjëherë, thjesht transport lekësh. Ia kemi çuar me transhetë bankare dhe kemi arritur të vijmë në Angli”.

“Pesë mijë euro… I mora borxh… shpresoj që do t’i laj borxhet, ende nuk i kam larë. Por është një punë shumë e rrezikshme sepse nuk rrezikojmë vetëm nga policia por po rrezikojmë jetën tonë edhe nga grupe të tjera që është më e rrezikshme se policia”.

“Kam ardhur ilegalisht me varkë. Ka qenë shumë e vështirë pasi udhëtimi ka zgjatur gati 40 orë. Kur jemi nisur me thënë të drejtën, na kanë gënjyer. Na thanë për 7 orë dhe kur kemi dalë në det të hapur e kemi kuptuar që pas 40 orësh do të ishim në Angli”.

Eksperienca e tyre tregon të qartë si kristali se ky kalim nuk është ashtu siç reklamohet. Që të tre kanë rrezikuar jetën. Kalimi i La Manshit nuk është një xhiro me skaf me motor të fuqishëm, por një gomone jo më shumë se gjashtë metra e gjatë ku hipin sa veta të kenë mundësi.

“Ardhja ime ka qenë në fillime, kur kanë funksionuar gomonet. Kam ardhur pa e ditur se në çfarë mënyre do të vij. Jemi torturuar, kemi ndenjur gati rreth 7 ditë në mal, pa ushqim, vetëm me biskota duke u ushqyer. Kemi pasur lidhje me persona që as nuk kuptoheshim kur na flisnin as nuk dinim gjë kur do të niseshim. Na kanë shpuar 3 gomone. Me të katërtën për fat të mirë kemi ardhur në Angli. 11 orë kemi ndenjur në det. Na mbaroi benzina, në orën 11 të natës kemi qenë në mes të oqeanit. Gratë ishin sëmurë, fëmijët ishin të sëmurë. Ishte një situatë shumë e vështirë. Erdhi anija angleze dhe na mori”.

“E kemi bërë më gomone. Jemi nis nga Franca drejtë Anglisë me gomone. Kemi ndenjur rreth 15 ditë rrugëve, 10 ditë ndenjëm në France në kamp, mal, shina treni… Një herë pas 2 orësh lundrim na u prish gomonia, na u prish motori. Aty ndenjëm gati gjysmë ore derisa e rregulluam dhe vazhduam rrugën. Kur hyrë me ujërat angleze, u prish moti dhe u acarua deti… filluan shumë dallgë dhe u thyen dërrasat më mes. Uji u fut brenda dhe ishim në rrezik mbytje”.

“Kam ardhur ilegalisht me varkë. Ka qenë shumë e vështirë pasi udhëtimi ka zgjatur gati 40 orë. Kur jemi nisur me thënë të drejtën, na kanë gënjyer. Na thanë për 7 orë dhe kur kemi dalë në det të hapur e kemi kuptuar që pas 40 orësh do të ishim në Angli. Për një moment menduam vetëm që të vinte shteti të na shpëtonte, pasi deti ishte shumë i keq dhe rrezikohet edhe jeta aty”.

Trafikantët nuk qëndrojnë në gomone. Drejtimi i saj i besohet një prej personave që kërkon të emigrojë në Angli. Në ditët e kthjellëta, nga toka franceze mund të dallosh tokën angleze, dhe ajo është pikë orientimi se në cilin drejtim duhet mbajtur timoni. Të tjerëve në gomone u jepet numri i rojës bregdetare angleze që në shumicën e rasteve, janë engjëlli mbrojtës i atyre që rrezikojnë mbytjen në det… dhe nga deti i shoqërojnë në tokë, aty ku më pas nis kalvari tjetër i vuajtjeve.
“Menduam se shpëtuam, por edhe këtu vuajtëm nëpër kampe sepse kishte shumë radhë, shumë njerëz, dhe rrobat na janë tharë në trup, nuk na lenin të ndërroheshim. Ushqim na dhanë pas 12 orësh. Kemi fjetur 2-3 ditë nëpër karrige, nëpër stola…”

“Për një moment menduam vetëm që të vinte shteti të na shpëtonte, pasi deti ishte shumë i keq dhe rrezikohet edhe jeta aty. Shkuam në një vend që as vetë nuk e di për momentin. Ishte tym. Ndenjëm aty derisa erdhën njerëzit tanë e na morën”.

Shqiptarët që shpëtohen nga roja bregdetare angleze aplikojnë për azil. Qeveria shqiptare gjatë muajve të fundit ka miratuar tre projekt-ligje të cilat janë ratifikuar nga Parlamenti. Ato synojnë luftimin e emigrimit të paligjshëm. Por në mbi 50% të rasteve, sipas medias britanike “The Guardian”, kërkesat për azil pranohen, çka praktikisht ka hedhur poshtë marrëveshjet e nënshkruara për ekstradimin e shqiptarëve.

Por çfarë ndodh me të rinjtë pasi mbërrijnë në kampet e azilit në Britani?

“Kemi ndenjur 3 ditë në kamp. Më pas na transferuan në hotel. Arrita të flisja me disa njerëz të mi që janë këtu dhe kanë ardhur e më kanë marrë”

“Nga kampi na nxorën vetë, na çuan në hotel dhe pastaj dola nga hoteli dhe më patën sugjeruar disa njerëz që t’i takoja”.

Largimi nga kampet e azilit është fillimi i etapës së dytë e jetës në paligjshmëri. Jo vetëm se rrinë në Angli pa leje qëndrimi, por për të fituar paratë për larjen e borxhit të rrugës, të rinjtë joshen nga punë të jashtëligjshme, ku më e përhapura është kultivimi i kanabisit.

“Jemi marrë sepse për të paguar lekët e rrugës kemi marrë borxh. Dhe jemi detyruar që të merremi se s’bën më këtë lloj pune që të bëjmë pagesën e atyre personave sa më parë pasi i kam thënë që do t’ia kthej sa më parë”.

“Pesë mijë euro… I mora borxh… shpresoj që do t’i laj borxhet, ende nuk i kam larë. Por është një punë shumë e rrezikshme sepse nuk rrezikojmë vetëm nga policia, por po rrezikojmë jetën tonë edhe nga grupe të tjera që rrezik më i madh se kapja nga policia”.

“Më ka kushtuar goxha… vajti diku tek 17 mijë paund. Mu desh gati një vit për ta shlyer këtë detyrim. Dhe shumë fitimprurëse nuk është pasi ka shumë mënyra…s’të lë shteti, s’të lënë barbonat, ka shumë peripecira, shumë rreziqe”.

Kjo lloj pune përballet me dy rreziqe kryesore. Pa para është përballja me ligjin ku nuk janë të pakta rastet kur policia angleze arrin të gjejë këto plantacione artificiale të kanabisit. Kjo gjë provohet nga shifrat e shqiptarëve të depërtuar gjatë tetë muajve të parë të këtij viti nga Anglia. Gjatë muajve janar-gusht 2022 janë kthyer në Shqipëri 529 persona nga të cilët 340 kanë qenë të dënuar si punonjës në shtëpitë e barit. Thënë ndryshe gjashtë në 10 shqiptarë të kthyer janë kultivues kanabisi.

Rreziku i dytë janë bastisjet e shtëpive nga grupet rivale, kryesisht të kombësive të tjera. Në momentin kur bima e kanabist është për t’u vjelë, shtëpitë bastisen duke vjedhur produktin, çka përkthehet në humbje të mëdha.

“Kjo është e rrezikshme 24 orë në 24. Janë dy probleme. Shtetit ka procedurat e veta që mund të arrish të bësh burg dhe të vuash në burg dhe është e vështirë, por është edhe problemi tjetër që të vijnë zezakë, hajdutë, që të grabisin mallin, punën që ke bërë, të rrahin, të lënë sakat, të hedhin acid sysh…ndoshta rrezikon vdekjen”.

Puna në këto shtëpi është 24 në 24, krahas ujitjes, krasitjes apo hedhjes së kimikateve për rritjen e bimës, duhet të mbash sytë hapur për t’u ruajtur nga të gjitha drejtimet.

“Kjo është një punë që nuk ka shpresa për asnjë person që merret me ketë. Është një punë që rrezikon, vuan stresohesh. Ka ndodhur që të vijë policia, të ma prishë shtëpinë. Më kanë shkuar tre muaj kot. Më ka humbur kurajë që të merrem me ketë punë, por gjithmonë me mendimin që të paguaj lekët dhe nuk është një punë që duhet ta bëj rinia shqiptare ose një person që mendon se është një punë që të bën për të pasur një të ardhme të mirë”.

Ervin Koçi: Kjo bimë do 90 ditë që të rritet dhe të prodhojë lëndën narkotike “canabis sativa”. Gjatë kësaj kohe qëndron në inkubator për t’u transportuam më pas në vazot e mëdha.

"Jemi 24 orë këtu. Kujdesemi për lulet, u hedhim ujë. Kur ka krasitje, i krasisim, i shikojmë gjithë kohës. Kur është ngrohtë fiken dritat, kur është ftohtë ndezim ngrohësen. Këto tani janë në fazën e plasjes, janë 55-60 ditëshe. Kjo lloj pune nuk ka një pagë fikse. Për të stimuluar punën, trafikantët paguajnë me përqindje në mënyrë që kujdesi ndaj bimës për të prodhuar sa më shumë kanabis të jetë maksimal. Por rezultati final as që nuk i afrohet asaj se çfarë reklamojnë personat që rekrutojnë të rinjtë shqiptarë duke i futur në një rreth vicioz, të punojnë sa më shumë jo për t’u pasuruar, por për të larë borxhet me të cilat ikën në Angli. Mua më vjen mirë që ke ardhur të na shikosh situatën tonë që bëjnë shqiptarët në këtë vend në Angli, dhe u them shqiptarëve që të mos gënjehen, të mos mashtrohen prej fjalëve as të njeriut të vet që mund të kenë ndonjë kushërire që u thotë se në Angli bëhet leku. Ju bëj thirrje që nuk është Anglia siç mendoni. Siç po shihni, ne po mundohemi të bëjmë ndonjë lekë, por asgjë s’bëhet… Jo, ta dija se është kështu nuk do të kisha marrë akoma borxh për të ardhur këtu… Të mendohen mirë para se sa të marrin përsipër këtë rrezik të madh dhe të shikojnë për alternative të tjera…"

Pavarësisht kohës së shpenzuar brenda këtyre shtëpive dhe rrugës së ilegalitetit, kthimi në Shqipëri nuk shihet si një alternativë e afërt, kjo për shkak se edhe në atdhe, mundësitë për të gjeneruar të ardhura për ta janë të pakta. Varfëria duket arsye më se e fortë për të mos hequr dorë nga ky profesion.

Orët bëhen ditë, e ditët bëhen muaj, e muajt kthehen në vite…vite të shpenzuara në ilegalitet, pa të afërmit e tyre, pa familjarët e tyre, pa njerëzit e afërt. Jeta e të rinjve shqiptarë në Angli ngjason me një dramë që luhet në dy akte. E para është futja në rrugën e gabuar të paligjshmërisë, e dyta është pamundësia për të dalë prej saj. Për Shqipërinë kjo është një tragjedi, jo vetëm për faktin se të rinjtë e saj largohen për shkak se janë në pamundësi për të ngritur një të ardhme të sigurt. Por për shkak se një brez i tërë, që jo vetëm nuk ka njohur komunizmin, apo dhe ngjarjet tragjike të 97-ës në demokraci, të kthehet në një kontingjent ilegal, që shkeljen e ligjit nuk e ka problem./A2CNN

tiranë shtepi bari ne angli

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen