LIVE UPDATES
Aktualitet

Del URDHRI- SPAK kërcënon median të publikojë dosjen 'Dumani&Co': Rrezikoni 5 vite burg

Urdhëri është firmosur nga të tre hetuesit e çështjes, të cilët gjithashtu kërkojnë që të ruhet sekreti, pasi çështjet e përmendura janë të gjitha nën hetim.

16 Qershor 2022, 12:22 Nga k.m.
Del URDHRI- SPAK kërcënon median të publikojë dosjen
SPAK

TIRANË- Publikimi i dëshmive të të penduarve të drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumanit ka shkaktuar probleme. Aq sa, Doloreza Musabelliu, Behar Dibra dhe Altin Dumani, të gjithë prokurorë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë dalë me një urdhër për mediat; të mos nxjerrin asgjë më, në lidhje me këtë aksion dhe hetimet që po zhvillohen. Urdhëri është firmosur nga të tre hetuesit e çështjes, të cilët gjithashtu kërkojnë që të ruhet sekreti, pasi çështjet e përmendura janë të gjitha nën hetim. E ekspozimi i të dhënave mund të shkaktojë dështimin e aksioneve dhe hetimeve të SPAK për të zbardhur të vërtetën. Kështu që të gjithë ata që publikojnë pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit, do të dënohen me 5 vite burg, sipas parashikimeve të nenit 295 të Kodit Penal.

URDHRI I PLOTË:

Ne, Doloreza Musabelliu, Behar Dibra dhe Altin Dumani, prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me akteve të procedimit penal, nr.75 të vitit 2022. Deklarimiet e këtyre shtetasve (Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani) kanë vlerë provuese dhe janë shumë të rëndësishme për hetimin. Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre deklarimeve si dhe nevojën që këto deklarime të mbuluohen nga sekreti del e domosdosjme që të urdhërohet ruajtja e sekretit të tyre deri në përfundim të hetimeve paraprake. Gjithashtu sekretit duhet që t'i nënshtrohe4t edhe marrëveshja e bashkëpunimit e lidhur nëpërmjet SPAK dhe të penduarve të drejtësisë, Henreik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani.

Urdhërojmë: Ruajtjen e sekretit të deklarimeve të dhëna nga Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani. Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve, në cilësinë e personave ndaj të cilëve do të zhvillohen hetime apo edhe në cilsinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Moszbatimin e këtij urdhëri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve.

Letrën me shkresën e SPAK e ka publikuar gazetari Elton Qyno, i cili jo pak herë ka nxjerrë detaje të reja nga dëshmitë që ende nuk kanë dalë nga hetuesia. Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk do të nxjerrë më lajme, pasi ligji e ndalon. Ndërsa gjithashtu thekson se nuk ka asnjë afat se sa do të zgjasë situata e krijuar në media. Ndërsa nuk flitet për asnjë hetim mes zyrtarëve të SPAK, pasi në fakt asnjë prej gazetarëve nuk e ka vjedhur dosjen, por e kanë siguruar me burimet e tyre. 

“Pas 5 ditesh publikime nga story i Nuredin Dumanit me fakte dhe me prova,sot SPAK dhe BKH vendosen te me detyrojne te mbyll gojen,duke mos me lejuar te flas qofte dhe pjeserisht.Deshmine e Dumanit nuk e solla une ne publik por ate e gjeta aty mes SPAK-ut,qe e nxori vete. Ora Neës dhe une, ndjese publikut per mos vijim te fakteve te tjera dhe emrave te tjere,perfshire dhe kryetar komune, qe nga SPAK, ende nuk jane vleresuar dhe arrestuar ne dobi te ketij procedimi penal. Urdheri eshte ne kundershtim me vendimin e Gjykates se Strasburgut qe shprehet qartesisht per lirine e medias dhe rendesine e raportimit te medias ne dobi te transparences. Neni 103/1 i Kodit te Procedures Penale eshte njesoj me nenin 55 agjitacion e propogande,ku ishte vendosur diktatura e proletariatit. Dereformimi i sistemit te Drejtesise beri qe te arrinim ne kete dite. Pertej kesaj situate, ku media duhet te jete nen urdherat e prokurorise, ne fakt deshmine e Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, e ka nxjere dora vete, shejtani ne bark Talo Çela. Qe siç e quan veten se eshte pabuksi i Bradasheshit, por çuditerisht nuk kapet as nga SPAK dhe as nga RENEA. Nga kjo dite jemi te detyruar te mos jap dhe publikojme informacione.Nuk e di se sa do zgjasi kjo situate,por fale deformes ne Drejtesi,kjo situate mund te zgjasi edhe 20 vjet,”-shkruan Qyno.

Por çfarë ka ndodhur me Dumanin dhe Hoxhajn?

Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

nuredin dumani henrik hoxhaj spak operacioni plumbi i arte urdhri i spak per gazetaret

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje