LIVE UPDATES
Aktualitet

DETAJI/ U gjet tek Çapjat, ‘Alfa Romeo’ do përdorej në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, planin e rrëfeu Dumani

Besohet se është i njëjti mjet për të cilin Nuredin Dumani ka rrëfyer se do përdorej për të vrarë Sanxhaktarin.

17 Gusht 2022, 11:33 Nga F.M
DETAJI/ U gjet tek Çapjat, ‘Alfa Romeo’ do përdorej
Nuredin Dumani dhe Sokol Sanxhaktari

TIRANË- Makina e gjetur në servisin në pronësi të babait të Florenc Çapjas, Fejzullah Çapja dyshohet se do të përdorej për të vrarë Sokol Sanxhaktarin. Elton Qyno, shkruan për OraNews se makina tip Alfa Romeo e cila është gjetur në servisin e Çapjave besohet se është i njëjti mjet për të cilin Nuredin Dumani ka rrëfyer se do përdorej për të vrarë Sanxhaktarin.

Çfarë rrëfeu Nuredin Dumani për planin për të vrarë Sokol Sanxhaktarin?

Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Në rrëfimin e tij në SPAK si i penduari i drejtësisë, Dumani tregon se Florenc Çapja, i kishte premtuar 200 mijë euro për eliminimin e Sanxhaktarit. E donte të vrarë pasi dyshonte se kishte lidhje me Suel Çelën. Por bashkë me Dumanin, për këtë ngjarje është rrëfyer edhe Henrik Hoxhaj, ndërsa të përfshirë kanë qenë edhe Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri.

"13.1 Lidhur me këtë fakt janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani i cili ka shpjeguar se i është kërkuar nga shtetasit Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, që të godiste shtetasin Sokol Sanxhaktari për një shumë prej 200,000 euro, pasi ai ishte lidhje e Suel Çelës."-thuhet në dosje.

Në rrëfimin e tij, Henrik Hoxhaj tregoi se porosia për Sanxhaktarin ishte marrë ‘porosia’ para se të ndodhte vrasja e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, që u eliminuan në vitin 2020. Ai tregon se Sokoli nuk lëvizte kurrë vetëm, pasi me vete kishte gjithmonë një person të armatosur që i mbronte “krahët”.

“E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin,”-tregon ai. Megjithatë vrasja nuk ndodhi, për arsye që nuk bëhen me dije as nga Dumani dhe as nga Hoxhaj.

Sanxhaktari është në burg, pasi më 30 korrik 2020, ku vrau në lokal shokun e tij të fëmijërisë, Florian Lamçja. Për vrasjen, Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyure Florian Lamçja në një lokal në Elbasan në 30 korrik 2020. Ndërkohë me 5 vite burg janë dënuar Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, të akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Çfarë ndodhi sot?

Fejzullah Çapja, babai i Florenc Çapjas është shpallur në kërkim pasi dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Policia e Shtetit kishte marrë informacionin se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai në Shqipëri dhe për këtë arsye kishte shkuar të kontrollonte të gjitha pronat e familjes. Një prej tyre ishte edhe servisi në fjalë. Dyshohet se Fejzullah Çapja ka qenë bashkëpunëtor i të birit Florenc Çapjas në kryerjen e shumë veprave penale si vrasje, atentate, plagosje apo edhe vepra të tjera penale në emër të tij. Ai akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".

nuredin dumani florenc capja fejzullah capja shpallet ne kerkim fejzullah capja sokol sanxhaktari

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë