LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna ndaj Fabjol Hysit: Drejtësia lë të lirë 17-vjeçarin Korreshi, i mituri: Unë nuk isha present!

Pak minuta më vonë, një i afërm i familjes e ka gjetur 44 vjeçarin të shtrirë në tokë dhe më pas ka njoftuar policinë e qytetit dhe ambulancën.

4 Prill 2025, 22:04 Nga N.F
Dhuna ndaj Fabjol Hysit: Drejtësia lë të lirë
Foto

LUSHNJE- Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda një video me përmbajtje të dhunshme e cila vinte nga qyteti i Lushnjes. Nga  kamerat e sigurisë të një biznesi në qendër të qytetit shihen dy persona që godasin pa mëshirë një person të tretë të shtrirë në tokë. Ngjarja në fakt ishte zbardhur dhe publikuar nga mediat përpara se kjo video të publikohej.

Dy agresorët ishin Irdi Nasufi 20 vjeç, dhe 17 vjeçari Enea Korreshi, ndërsa viktimë e sulmit kishte mbetur 44 vjeçari Fabjol Hysi, person me aftësi ndryshe dhe mangësi komunikimi, apo thënë shkurt shurdh-memec. Në video shihet momenti kur dy të rinjtë i afrohen Hysit me një qasje aspak miqësore, dhe pas pak çastesh, 20 vjeçarie  godet me grushta dhe shqelma.Teksa 44-vjeçari mundohet të mbrohet dhe tërhiqet pas duke u përpjekur të shpëtojë, Irdi Nasufi merr diçka të forte dhe e godet duke e dëmtuar në kokë.

Më pas është radha e 17 vjeçarit që e shkelmonpa mëshirë një person që për nga mosha mund të ishte babai i tij. Pak minuta më vonë, një i afërm i familjes e ka gjetur 44 vjeçarin të shtrirë në tokë dhe më pas ka njoftuar policinë e qytetit dhe ambulancën. Si pasojë e këtij agresioni pa precedent, 44-vjeçari ka pësuar fraktura në kafkë dhe hemorragji në tru, duke u dërguar me urgjencë në spitalin Universitar të Traumës  në qytetin e Tiranës.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irdi Nasufi, ndërsa vlerësoi të mjaftueshëm detyrimin me paraqitje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi me pretendimin se kemi të bëjmë me një të mitur.

Në dëshminë e dhënë në polici, dy agresorët pretendojnë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me Fabjol Hysin, të cilin e njihnin më pare. Sipas tyre, 44-vjeçari i ka ofenduar.  Aq sa mund të ofendojë një person që nuk flet. Fillimisht dy autorët pretendojnë se kanë nisur të bëjnë shaka me të , por Fabjol Hysa i ka ofenduar dhe ata e kanë goditur me grushte. Kjo është me pak fjalë dinamika e ngjarjes sipas dy djemve, në shtëpitë e të cilëve situatat janë krejt të ndryshme. Grupi I Piranjave udhëtoi drejt qytetit të Lushnjes ku së pari takoi familajrët e 20 vjeçarit Irdi Nasufi.

Nëna e 20 vjeçarit, tashmë në burg, e ka përjetuar mjaft keq atë që ka ndodhur, dhe kjo shihet qartë në çdo  fjalë që  thotë. Ajo që ka ndodhur duket se i ka rënë si bombe këtyre dy prindërve, që tashmë kërkojnë kokëulur falje për veprimet e të birit. Ndërsa kjo nënë e demonstron dhimbje dhe kërkon ndjesë për veprimin e djalit ndaj një viktime të pafajshme, disa  metra më larg, të afërmit e 17 vjeçarit Enea Korreshi që ndodhet në gjendje të lirë, duket se kanë vetëm një hall... Qetësinë shpirtërore të djalit të tyre, i cili ka masakruar pa asnjë mëshirë një person me aftësi ndryshe.

Familjarët e të miturit fajësojnë mediat për të gjithë informimin public duke akuzuar për transformim informaconi, në fakt nuk janë mediat por kamerat e sigurisë që tregojnë qartë dinamikën e një dhune të panderprerë. NdërsaPiranjat janë duke folur me familjarët, përpara tyre shfaqet 17 vjeçari, i cili mohon menjëherë të jetë përfshirë në agresionin ndaj 44 vjeçarit. pavarësisht se pamjet janë shumë të qarta, bisedën e ndërpret nëna e tij.

Duke thënë se djali është I mitur dhe drejtësia e ka gjykuar të jetë në gjendje të lirë. Asnjë ndjesë, asnjë ndjenjë keqardhjeje, asnjë tentativë për të kontaktuar familjarët e të dhunuarit, i cili ndodhet ende në spital nën vëzhgimin e mjekëve dhe të nënës që si ndahet për asnjë moment. Fabjol Hysi, të cilit përveç paaftësisë për të komunikuar iu shtua edhe kjo goditje që mund ti lërë pasoja në të ardhmen, kërkon drejtësi, që të paktën deri në këtë moment duket se nuk po ndodh.

fabjol hysi enea korreshi

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Prill 2025, 21:53 Esmeralda Topi

Klima po ‘djeg’ bujqësinë

foto ilustruese TIRANË-  E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon ...

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes