LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunë dhe keqtrajtim nga njerka/ 11-vjeçarja tregon historinë e përplasjeve në familje mes Leonardit dhe Gjovanës

Gjyqtarja Elona Mërtiri mori parasysh kallëzimin e Gjovanës, dy akt-ekspertimet e psikologes Migena Haxhi dhe psikiatrit Gjon Preçi, si dhe dëshmitë e prindërve të Gjovanës, ndërsa anashkaloi dëshmitë e prindërve të Leonardit, deklaratat e tij, të vajzës së tij të madhe apo të vëllait të tij, Marjan Marku.

6 Mars 2026, 21:49 Nga E. D

Dhunë dhe keqtrajtim nga njerka/ 11-vjeçarja tregon historinë e

Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjovana Peci nga Bushati, histori e cila nisi në vitin 2020 dhe sot ka përfunduar në divorc, por duke lënë pas shumë viktima.

Akuzat e Leonardit për ish-gruan e tij u përqendruan më së shumti te problemet e saj mendore.

Nga ana tjetër, Gjovana bëri një mal me akuza në polici kundrejt tij dhe sot e kësaj dite 42-vjeçari qëndron në “arrest shtëpie”, pasi ka apeluar vendimin me 2 vite e 6 muaj burg për dhunë në familje.

Gjyqtarja Elona Mërtiri mori parasysh kallëzimin e Gjovanës, dy akt-ekspertimet e psikologes Migena Haxhi dhe psikiatrit Gjon Preçi, si dhe dëshmitë e prindërve të Gjovanës, ndërsa anashkaloi dëshmitë e prindërve të Leonardit, deklaratat e tij, të vajzës së tij të madhe apo të vëllait të tij, Marjan Marku.

Madje kjo gjyqtare, bashkë me prokuroren Albulena Kuliçi, nuk e morën aspak parasysh faktin se Gjovana dhe prindërit e saj tjetërsuan dëshmitë e tyre në gjykatë, duke mohuar shumicën e deklarimeve që kishin bërë në polici.

Ndaj lind pyetja: kush gënjen në këtë histori? Leonardi apo Gjovana?

Ne do të mundohemi ta sqarojmë hap pas hapi, sepse çdo fakt apo pretendim e kemi të dokumentuar. Dy janë arsyet kryesore, të theksuara vazhdimisht nga familja Marku, jo vetëm në momentin e arrestimit dhe hetimit, por edhe më herët.

E para, sipas tyre Gjovana ka probleme të shëndetit mendor, dhe e dyta, familja e saj mund ta pranonte ndarjen vetëm nëse blihej shtëpi për Gjovanën, pasi ata nuk e donin në banesë bashkë me fëmijët.

“Është çdo gjë e sajuar nga Gjovana në bashkëpunim me familjen e saj për përfitime ekonomike. E kanë thënë vetë në seancë gjyqësore”, deklaron Leonardi.

Përpara se t’ju tregojmë dëshmi tronditëse lidhur me personalitetin e Gjovanës, përpjekjet e 42-vjeçarit për ta dërguar në familje dhe insistimin e palëve për të vijuar këtë martesë problematike, deri te pretendimet për përfitime dhe inskenim situatash, ju bëjmë me dije se Policia dhe Prokuroria kanë vepruar në mënyrë skandaloze lidhur me qasjen ndaj vajzës së madhe të Leonardit dhe administrimin e provave. Sipas familjarëve, nuk është thelluar hetimi për të zbardhur të vërtetën, duke lejuar disa persona të nëpërkëmbin drejtësinë shqiptare.

Kiara qëndroi për minuta të tëra në dhomën e OPGJ-së duke u marrë në pyetje në prani të psikologes, por në dokumentin e policisë janë shkruar vetëm dy rreshta, ku bie në sy akuza e saj për dhunë të ushtruar nga Gjovana me vrasëse mizash dhe me shpulla.

Përpara trupës gjykuese, prokurorja Albulena Kuliçi e konsideroi këtë deklaratë të 11-vjeçares të manipuluar nga babai i saj, duke cituar psikologen Vinefreda Gazulli, e cila është shprehur se:
“Ndikimi që babai ka në jetën e saj ka fuqi orientuese dhe manipuluese të marrëdhënies së Kiarës me të tjerët.”

Ishte pikërisht ky përfundim i psikologes Gazulli që ndikoi te Prokuroria për të mos marrë në konsideratë dhunën e denoncuar nga Kiara, dhunë që sipas familjarëve ka shumë dëshmitarë.

“Njëherë, kur vajza e vogël 6 vjeçe ishte duke biseduar me mua, Gjovana erdhi prej dhomës dhe e ka rrahur çupën e Leonardit në dorë time. Kam marrë vesh që e ka rrahur edhe në Itali vajzën e Leonardit, Kiarën. Vajza më tha: ‘Më ka rënë me këtë mbytësen e mizave dhe më ka bërë dhëmbin gjak’”, tha në polici gjyshja e Kiarës, Mrikë Marku.

“I kam shkuar te shtëpia dhe i kam çuar dy pako karamele. Kur ika përshëndeta Kiarën dhe ia lashë në tavolinë. Sa mbylla derën, vajza ishte duke hapur karamelet për t’i ngrënë. Kthehet kjo dhe i thotë: ‘Çfarë je duke bërë moj vajzë?! Ta tregoj unë qejfin ty kur të vij brenda!’

Vajza u drodh dhe u zverdh komplet, ishte fëmijë i vogël”, tregon për gazetarin Freard Rista zonja Tone Gjergji, motra e Leonardit.

Edhe xhaxhai i Kiarës dëshmoi në gjykatë lidhur me sjelljet problematike të Gjovanës në Itali.

“Nga ana e Leonardit nuk kam parë dhunë. Nga ana e Gjovanës po, ndaj mbesës sime dhe ndaj objekteve, sendeve shtëpiake, ushqimeve e veshmbathjeve. S’ka lënë gjë pa bërë, deri sa ka krijuar dhunë mbi Kiarën. Ka prishur divanet, kuzhinën, ia kemi ndërruar, i kemi vënë të reja.”

Më 1 janar 2023, Leonardi shkon në shtëpinë e familjes Peci, ku ia thotë hapur të gjitha pakënaqësitë dhe shqetësimet lidhur me Gjovanën. “Fëmijën tim s’ka shanse me ma prek. Erdha që të mos më thoni mbrapa s’ju kam thënë. Kjo është e djallëzume. Pasha kokën tuaj mos më merrni në qafë, mbajeni vajzën këtu, mos ma sillni më.

Në pikë të sherrit më keni futur”, dëgjohet të thotë ai në një inçizim që ka bërë në shtëpinë e tyre.

Pas këtyre përplasjeve dhe debateve, në të cilat u përfshinë edhe familjarët e dy bashkëshortëve, u duk se gjërat do të normalizoheshin. Por sipas familjarëve të Leonardit, situata u përkeqësua edhe më shumë pas kthimit në Itali.

Dëshmi të tjera vijnë nga familjarë dhe fqinjë të çiftit në Itali, të cilët flasin për një raport të tensionuar mes Gjovanës dhe vajzës së Leonardit.

“Kur e çoja Kiarën në shtëpi, vija re një ndryshim humori të vajzës. Babai ishte në punë dhe në shtëpi e priste Gjovana. Vajza trishtohej. Kishte raste që telefonoja Leonardin që të hapte derën, sepse Gjovana nuk e hapte”, tregon një mike e familjes.
Vetë Kiara, në një bisedë në distancë të zhvilluar në prani të psikologes, rrëfen përjetimet e saj.

“Në fillim Gjovana nuk më donte. Sa vija në shtëpi më rrihte, më mbyllte derën dhe nuk më jepte të haja. Nuk më lante rrobat dhe nuk më ndihmonte me asgjë. Një ditë më ka thyer dhëmbin”, tregon ajo.
Vajza rrëfen gjithashtu se shpesh ndjente frikë.

“Më thoshte fjalë të këqija, më prishte librat, më fshihte gjërat. I kam thënë babit: ‘Ndahu me këtë grua se kjo nuk më trajton si njeri’.”

Në një tjetër moment, sipas dëshmisë së babait të saj, vajza është paraqitur në orët e para të mëngjesit e trembur.

“Më ka ardhur vajza rreth orës 03:30 të natës duke qarë: ‘Babi, më nxirr nga shtëpia sepse kam frikë. Mama do të të therë ty dhe më ka thënë që nëse të tregoj do më presë qafën me thikë’. Kam dalë me fëmijën dhe kemi qëndruar në një supermarket 24-orësh derisa u qetësua.

”Ndërkohë, sipas tij, në të njëjtën ditë familjarët e Gjovanës kanë bërë edhe kërcënime.

“Sapo të vijë djali në Shqipëri, ne do ta vrasim”, pretendon ai se i është thënë fa miljes së tij./ Piranjat.news

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale