28 Tetor 2025, 16:10
Nga E.d
Foto ilustruse
FIER - Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim babain, i cili dhunoi dhe keqtrajtoi djalin e tij të mitur. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Ky rast u bë i ditur, pasi bashkëshortja e të arrestuarit, denoncoi bashkëshortin e saj. Ajo pretendonte se ai kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi të dhe djalin e tyre.
Hetimet treguan se në datën 12.06.2023, i arrestuari ka marrë të miturin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mënyrën si e qëllonte me pëllëmbë. Prokuroria ka lëshuar urdhër mbrojtjeje, ndaj të miturit.
Njoftimi i Prokurorisë
Ushtroi dhunë dhe keqtrajtoi djalin e mitur, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin B.Sh për dy vepra penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 124/b prg.1 dhe neni 130/a prg.4 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.839, të vitit 2025, nisën pasi në datën 12.06.2025, shtetasja E.M. bëri kallëzim ndaj shtetasit B.Sh për dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre, shtetasit të mitur N.Sh. Kjo shtetase denoncoi se gjatë kohës që kanë qënë të martuar, bashkëshorti i saj ka ushtruar gjithmonë dhunë psikologjike dhe fizike, por muajt e fundit kjo dhunë u shtua shumë, aq sa e detyroi të largohej nga banesa së bashku me fëmijën e mitur. Nga hetimet rezultoi se në datën 12.06.2023, bashkëshorti B.Sh. ka marrë djalin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten E.M., duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mënyrën si e qëllonte me pëllëmbë.
Në këto kushte u arrestua shtetasi B.Sh., dhe ndaj tij u caktua si masë sigurie. Gjithashtu, për këtë ngjarje, u lëshua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasin e mitur. Pas përfundimit të një hetimi të shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm, rezultoi e provuar se i pandehuri B.Sh ka konsumuar elementë të veprës penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 130/a/4 dhe 124/b/1 të K.Penal. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër familjes./Dosja.al
prokuroria fier urdhër mbrojtje djalin e mitur
Aktualitet
28 Tetor 2025, 16:06
E. D
foto ilustruese
KOMUNA E PARISIT- Ngjarja e rëndë e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e "Komunës së Parisit”...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 15:57
E.d
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 25-vjeçar ka goditur me thikë babain e tij. Nisur nga ...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 15:55
E. D
fotot ilustruese
KOMUNA E PARIST- Një person është plagosur me thikë tek Komuna e Parisit. Bëhet me dije se dy persona janë p...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 15:45
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 25-vjeçari vrau t&eu...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 15:17
E. D
fotot ilustruese
DURRËS- Policia ka bërë të mundur pas dy orësh arrestimin e 25-vjeçarit, Marjan Kodheli i cili vrau sot t&...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 15:14
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dosjen hetimore për 6 persona të...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 15:03
E. D
fotot ilustruese
DURRËS- Policia ka dalë një një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike në Durrës. Bëhet me dije se&...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 14:34
M.L
Policia
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin bregadetar të Durrësit. Mësohet s...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 14:29
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 202...
Aktualitet
28 Tetor 2025, 14:18
M.L
Beqë Shala
KOSOVA- Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka pezulluar përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, i cil...