LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do ta vras, se na ka çarë by**ën", RRËFIMI i dëshmitarit kryesor në vrasjen e picierit, Indrit Islamllari tek Komuna e Parisit: U ktheva dhe e pashë teksa e qëllonte me thikë...

Ngjarja u rregjistrua në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”, ndërsa si mjet prerës është përdorur një thikë guzhine me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”.

7 Nëntor 2025, 15:58 Nga Elton Qyno
"Do ta vras, se na ka çarë by**ën", RRËFIMI i
Foto ilustruese

TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë në gjoks, bark dhe krahë nga Filip Shehu, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut.

Ngjarja u rregjistrua në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”, ndërsa si mjet prerës është përdorur një thikë guzhine me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”.

Aktualisht autori i krimit Filip Shehu, është arrestuar dhe mbyllur në masën e “arrestit në burg” ndërsa ka pranuar të gjithë përgjegjësinë penale, duke shfaqur dhe pendesë gjatë marjes në pyetje në policinë e Tiranës.

Por policia ka administruar në dosjen hetimore dëshminë e njërit prej puntorëve të kësaj piceriu, Artur Fejzulla, i cili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën dhe përpjekjet që ka bërë për të ndaluar Filip Shehun në mënyrë që ai të mos vijonte të qëllonte me thikë, Indrit Islamllarin.

Por sipas dëshmitarit Filipi i është drejtuar me fjalët: "...do ta vras, se na ka çarë by**ën...".

Gjatë marjes në pyetje Artur Fejzulla, i cili punon si picier në këtë restorant, ka deklaruar se janë 2 piciera, ai dhe Indrit Islamllari, kanë dhe një ndihmës picier i cili quhet Filip Shehu.

Fejzulla, ka treguar se në piceri është dhe kuzhina ku si staf janë 6 gra të cilat quhen Eli, Gisa, Vera, Behane, Zamira dhe një gocë tjetër të cilës nuk ja mban mënd emrin pasi është e re aty.

Në lidhje me ngjarjen ai ka s’qaruar se rreth orës 15:30 ka qenë brenda në ambient, ai vetë, Indriti dhe Filipi, ku në një moment kolegia nga kuzhina e cila quhet Zamira, është afruar aty dhe ka kërkuar pak proshutë krudo.

Indriti i ka thënë: "...merre aty dhe prije vet se aty e ke...".

Vetë dëshmitari Artur Fejzulla në këtë moment ka qënë duke pirë cigare dhe ka qenë me kurriz, dhe sapo ka fikur cigaren dhe është kthyer nga kuzhina ka parë Filipin, i cili i ka gjuajtur me thikë Indritit.

Fejzulla, është futur menjëherë në mes për ti ndarë dhe ti heq thikën Filipit, pasi ai po tentonte ti gjuante përsëri, por teksa Arturi i thërriste të lëshonte thikën dhe i ka kapur dorën ndërsa ai (Filipi) thoshte: "...do ta vras, se na ka çarë by**ën...".

Dëshmitari ka treguar se ka qëndruar disa sekonda duke mbajtur Filipin, që mos ta lejojë të shkonte përsëri tek Indriti për ti gjuajtur me thikë dhe në një moment është kthyer mbrapa dhe ka parë Indritin të rrëzuar në shesh.

Ai ka shkuar menjëherë tek Indriti për ti parë plagën dhe ka parë që kishtë plagë në kraharor në krahun e djathtë dhe është munduar ti mbajë plagën, që mos të kishte gjakderdhje dhe mos të humbte koshiencën.

Më pas ka shkuar ambulanca e ka marrë Indritin dhe ai ka pritur aty deri sa të vijë policia.

Më tej dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje, Artur Fejzulla, është pyetur nga policia nëse i mban mend mirë veprimet që kanë ndodhur aty, si ka nisur konflikti, a kanë debatuar, dhe veprimet e secilit nga personat e përfshirë aty në konflikt dhe ai ka deklaruar se mban mend momentin që ka ardhur kolegia e tyre, Zamira, e cila ka kërkuar proshutë, dhe përgjigjen që i ka kthyer Indriti asaj ishte: "...merre aty dhe prije vet se aty e ke...".

“...unë kur jam kthyer për një moment, kam parë Filipin që ро е qëllonte me thikë, Indritin...”-ka deklaruar në polici dëshmitari.

Sipas tij ai kujtonte se Filipi e ka patur thikën në dorën e djathtë, thikë pune të cilën e përdorin të gjithë aty tek ambienti i punës.

Kur ai ka ndërhyrë Indriti është larguar dhe ka dalë nga kuzhina dhe ka rënë në tokë ndërsa ai i ka kapur dorën në të cilën kishte thikën Filipit dhe ai e ka kaluar thikën nga dora tjetër ku vazhdonte akoma të thoshte: "...do ta vras...".

Është pyetur nëse ka dijeni nëse Filipi dhe Indriti kanë patur konflikte apo debate, ditën e ngjarjes ose dhe ditë të tjera më parë dhe ai ka deklaruar se vetë nuk ka parë gjë debate apo konflikte të tyre, por mesa ka dëgjuar ditën e hënë nga kolegët, Indriti me Filipin kishin patur debat pune ditën e shtunë më 25 Tetor 2025, dhe kanë debatuar për shkak se kur Indriti i jepte ndonjë porosi apo diçka për të bërë Filipi e kundërshtonte shpesh./ Syri.net

vrasja ne komunen e parisit filip shehu indrit islamllari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen