LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

Në dokumente saktësohet se në vitin 2023 është zhvilluar tenderi me disa lote për dezisektimin e zonave urbane dhe bregdetare, duke filluar nga Velipoja për të përfunduar në Ksamil.

25 Prill 2025, 07:32 Nga r.ll
DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk
jonaid myzyri

TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton.

Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të rënda. Sipas informacioneve që ka siguruar VoxNews, Myzyri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në tenderin për spërkatjen e mushkonjave. Insektet e vogla duket si do i “hanë kokën” kreut të KPP-së. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar dhe analizuar VoxNews, Myzyri nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka dalë mbi gjykatat, duke i dhënë vetës atribute që s’i takojnë në sistemin gjyqësor.

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk

Në dokumente saktësohet se në vitin 2023 është zhvilluar tenderi me disa lote për dezisektimin e zonave urbane dhe bregdetare, duke filluar nga Velipoja për të përfunduar në Ksamil. Kanë qenë disa firma në garë, por shkelje të mëdha janë gjetur në lotet e Fierit dhe Vlorës.

Në Fier ka qenë loti 5 me objekt “shërbim dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier”, me fond limit rreth 220 mijë euro, zhvilluar në datë 13 qershor 2023 nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara.Në këtë tender kanë marrë pjesë disa firma, ku fitues në APP doli firma “Egian”. Por këtu nis edhe “loja” e Myzyrit. Firmat humbëse e ankimojnë në KPP, e cila vendos të skualifikojë të gjitha firmat që ofruan më pak dhe duka ia dhënë tenderin firmës “NRG”, që ofroi më shumë. Madje, në vendimin e KPP-së shkruhet se firmat që ofruan më pak u skualifikuan për shkak se falsifikuan disa dokumente!

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk

Vërtetë?! KPP-ja është organ hetimor apo gjyqësore? Deri në atë kohë, por edhe sot, s’ka asnjë vendim i organeve ligjzbatuese që përcaktojnë se janë falsifikuar dokumente.Një nga firmat që doli e humbur në KPP, pikërisht “Egian” e dërgoi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit. Në datën 25 korrik 2024, Apeli vendoi që të pranojë padinë dhe të shfuqizojë 2 vendime të KPP-së.

E shkruar e zeza mbi të bardhë, ku pas këtij vendimi KPP-ja duhet të merrte menjëherë masa. Por a mori? Normalisht që jo, pasi ajo kishte urdhëruar që fituesi i tenderit të lidhte kontratën dhe të vijonte procedurën.

Por, jo vetëm që nuk e zbatoi, por Myzyri e refuzoi kategorikisht që të vepronte!

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk

Dokumenti i mësipërm është skandaloz, për të gjithë njerëzit e drejtësisë. Një institucion refuzon hapur që të zbatojë një vendim gjyqësor të formës së prerë. Një arrogancë e frikshme nga një drejtues, që sfidon hapur të gjithë sistemin.

Në një letër të firmosur nga vetë kreu i KPP-së, Myzyri shkuan se ka marrë dijeni për vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, por i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për t’a pezulluar.“Për sa më sipër, ju informojmë se, pasi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë të shprehet mbi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë me ndjekjen e hapave të mëtejshëm proceduralë” shkruan ai.

Një shpërdorim i hapur i kompetencave, pasi vendimet e Apelit as nuk mund të diskutohen dhe jo më të mos zbatohen. Por Myzyri me lidhjet e tij jo vetëm që s’i zbaton, por bën të “fortin” duke vijuar me të vetën, të paktën deri para ndërhyrjes së SPAK-ut./VOX

jonaid myzyri


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje