LIVE UPDATES
Aktualitet

Dokumenti i Gjykatës/ Kompania 'One Albania' pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues në Tiranë

Sipas vendimit, tre prej këtyre bazave rezultojnë të kenë qenë objekt hetimi të veçantë, ndërsa në dokumentet e gjykatës përmendet edhe një element që lidhet me bashkëpunimin e operatorëve të komunikimeve elektronike.

20 Prill 2026, 10:45 Nga I.A

Dokumenti i Gjykatës/ Kompania 'One Albania' pengoi

TIRANË- Në kuadër të operacionit të koduar “Ghost Call”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi 2-vjeçar në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, janë zbuluar dhe goditur disa baza të dyshuara për mashtrim kompjuterik përmes call centerave në Tiranë.

Sipas vendimit, tre prej këtyre bazave rezultojnë të kenë qenë objekt hetimi të veçantë, ndërsa në dokumentet e gjykatës përmendet edhe një element që lidhet me bashkëpunimin e operatorëve të komunikimeve elektronike.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se kompania One Albania nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të plotë me autoritetet ligjzbatuese, duke mos vënë në dispozicion të dhënat për përdoruesit e adresave IP që dyshohej se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm. Sipas të njëjtit dokument, policia i ka dërguar disa kërkesa zyrtare kompanisë, duke i kujtuar edhe përgjegjësinë penale në rast mosbashkëpunimi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë periudhës disa mujore, në të cilën mungoi përgjigjja nga kompania, aktiviteti i dyshuar i call centerave ka vijuar. Ndryshe nga operatorë të tjerë, të cilët sipas vendimit kanë vënë në dispozicion listat e klientëve për autoritetet, One Albania rezulton të ketë refuzuar një veprim të tillë.

Ndërkohë, nga operacioni “Ghost Call” janë zbuluar në total 12 ambiente të përshtatura për këtë veprimtari, janë arrestuar 10 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu janë sekuestruar mbi 891 mijë euro, qindra pajisje elektronike dhe prova të tjera që dyshohet se lidhen me skemën e mashtrimit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Pjesë nga përmbajtia e vendimit të plotë ku Policia paralajmëroi ONE ALBANIA për përgjegjësi penale

Në vijim, theksohet se për shkak të përgjigjes së paplotë nga kompania ONE Albania, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion shtesë nga autoritetet austriake, të cilat më pas i janë përcjellë ONE Albania për të ndihmuar hetimin.

Megjithatë, në një përgjigje të datës 19.12.2024, ONE Albania ka deklaruar se adresat IP në fjalë janë publike dhe se nuk disponon kapacitete për identifikimin konkret të përdoruesve pa pasur adresat IP fundore.

Për këtë arsye, më 10.12.2024, autoritetet i kanë dërguar një tjetër shkresë kompanisë, duke e paralajmëruar për pasojat penale në rast vonesash apo dhënieje të pasaktë të informacionit.

Gjithashtu, përmendet se më 3-4 dhjetor 2024 është zhvilluar një takim mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, ku është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët hetimor. Në këtë kuadër janë vënë në dispozicion jo vetëm adresat IP që lidhen me ONE Albania, por edhe 3 adresa të tjera që i përkasin kompanive ABCOM, StarNet dhe Selcom.

one albania ghost call

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje