Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Siç raportojnë mediat italiane, 54-vjeçari Massimo Ferro fillimisht kishte kontaktuar një klinikë në Milano, ku i propozuan një udhëtim për në Tiranë, për të kryer ndërhyrjen me një të tretën e çmimit që do të duhej të paguante në Itali.

TIRANË- Një sipërmarrës italian 54-vjeçar nga Camposampiero humbi jetën në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin e stomakut në “Trita Hospital”. Siç raportojnë mediat italiane, 54-vjeçari Massimo Ferro fillimisht kishte kontaktuar një klinikë në Milano, ku i propozuan një udhëtim për në Tiranë, për të kryer ndërhyrjen me një të tretën e çmimit që do të duhej të paguante në Itali.
Pas ndërhyrjes në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë, 54-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare, ku ndërroi jetë më 22 dhjetor. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, mori si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga, i cili punon për “Trita Hospital”, dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia.
Më pas, hetimet zbuluan se në muajin dhjetor 54-vjeçari Massimo Ferro kishte kontaktuar me kirurgun përmes WhatsApp, ku ishin dhënë informacionet, kostot dhe udhëzimet logjistike. Çmimi i operacionit në Tiranë ishte 4 400 euro, shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali.
Sipas denoncimit të familjarëve të viktimës, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk ishte respektuar: nuk kishte trajnim dietik paraprak, as vlerësim multidisiplinar, as përgatitje specifike para operacionit. I vetmi udhëzim ishte që natën para operacionit të mos konsumonte asgjë.
Pavarësisht se 54-vjeçari ishte me diabet tip 2 dhe peshonte 108 kilogramë, testet para-operatore u kryen vetëm një ditë para ndërhyrjes në Tiranë. Kirurgu italian Andrea Formiga, i cili operoi sipërmarrësin 54-vjeçar, bashkëpunon me Qendrën Shëndetësore “Trita Hospital” në Shqipëri prej disa vitesh. Gjithashtu në një video të publikuar në faqen zyrtare të Trita Hospital, shkruhet se “Pacientët e quajnë doktori i mrekullive”./Dosja.al
foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku një fëmijë 4 vje&...
pamje nga aksidenti KLOS- Trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçari i cili u aksidentua dhe më pas u mor nga rrjedha e përroit ...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kërkojë pushimin e çështjes penale nr. 7882, e regjistruar ndaj shtetasit Uli...
Familja Kola ITALI- Shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës, 15-vjeçares me origji...
SPAK TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, për ushtrim të ndikimit të paligjs...
SHKODËR- Një 24-vjeçar, i cili një ditë më parë tentoi të kryente dy grabitje, filialin e postës dhe...
KORÇË- Një 24-vjeçar nga Sudani është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi ndihmoi 6 emigrantë pë...
TIRANË- Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa importet rriten më 2025, po e kthen...
UKRAINË- Ndërkohë që gratë dhe vajzat ukrainase, gjithnjë e më shumë, po u bashkohen operacioneve dhe rezistencës...
TIRANË- Prej gati një dekade, industria e call center-ave në Shqipëri ka hyrë drejt një faze transformimi, duke kaluar nga shitj...