LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta në Ukrainë, biznes në dimensionet ekonomike dhe shoqërore

Gratë dhe vajzat ukrainase, gjithnjë e më shumë, po u bashkohen operacioneve dhe rezistencës ushtarake ndaj agresionit rus, falë teknikave moderne të luftës asimetrike ato pilotojnë dronë, transportojnë municione, drejtojnë struktura të caktuara si menaxhere dhe komanduese duke ndihmuar në përfundimin e luftës.

7 Shkurt 2026, 07:34 Nga E. D

Lufta në Ukrainë, biznes në dimensionet ekonomike dhe

UKRAINË- Ndërkohë që gratë dhe vajzat ukrainase, gjithnjë e më shumë, po u bashkohen operacioneve dhe rezistencës ushtarake ndaj agresionit rus, duke drejtuar dhe duke menaxhuar struktura ushtarake, në Rusi po shfaqet biznesi i “vejushave të zeza”, rritje e martesave fiktive midis ushtarëve të dërguar në luftë dhe grave që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, me qëllim që të marrin përfitimet shtetërore në rast se ushtari, tashmë bashkëshorti, humb jetën në frontin e luftës.

Gratë dhe vajzat ukrainase, gjithnjë e më shumë, po u bashkohen operacioneve dhe rezistencës ushtarake ndaj agresionit rus, falë teknikave moderne të luftës asimetrike ato pilotojnë dronë, transportojnë municione, drejtojnë struktura të caktuara si menaxhere dhe komanduese duke ndihmuar në përfundimin e luftës.

Kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të gjerë, shumë të rinj dhe të reja u rreshtuan në qendrat e rekrutimit për të marrë pjesë në luftë duke shprehur kështu ndjenja të larta patriotike.

Sipas shifrave të dhëna nga presidenti Zelensky, prej fillimit të agresionit, ushtria e Kievit ka pësuar goditje të rënda, vlerësohet se rreth 45.000 ushtarë kanë humbur jetën dhe rreth 390.000 të tjerë janë plagosur, në këto kushte rekrutimi dhe rreshtimi në repartet ushtarake nuk ishte vetëm një motiv patriotizmi, por mbetej një imperativ.

Si pasojë e “Luftës moderne” dhe teknologjisë së lartë që përdoret, e cila kufizon përdorimin e trupave ushtarake direkt në front, në muajt e fundit, fushatat janë orientuar dhe përshtatur për rekrutimin edhe të vajzave dhe grave në strukturat ushtarake.

Në veçanti, sipas specialistëve ushtarakë, pilotimi i dronëve është bërë një nga rolet më të kërkuara të luftimit për gratë, pasi këto pajisje janë shndërruar në një strategji kyçe luftimi për Kievin, i cili i përdor ato për të goditur industrinë ruse të naftës dhe gazit, e cila financon operacionet ushtarake të Putinit.

Përdorimi masiv i këtyre mjeteve luftarake, përveçse një taktikë e re luftimi, u kushtëzua edhe nga fakti se municionet e artilerisë dhe raketat u bënë gjithnjë e më të vështira për t’u siguruar, si dhe kanë kosto të lartë ekonomike.

Si pasojë e nevojave për materiale luftarake, Ukraina ka improvizuar dhe krijuar një industri të prodhimit të dronëve që godasin objektivat e paracaktuar, transportojnë dhe lëshojnë bomba nga ajri, etj. Të gjitha këto biznese janë të diktuara nga lufta dhe plotësimi i nevojave të saj për arsenale ushtarake. Për komandimin dhe pilotimin e tyre tashmë shërbejnë në ushtri gra e vajza të inkuadruara në reparte ushtarake.

Me fillimin e pushtimit rus në vitin 2022, numri i grave që iu bashkuan forcave të armatosura ushtarake ukrainase u rrit ndjeshëm. Ndërkohë që para luftës, në ushtri shërbenin rreth 32 000 gra, në vitin 2025, numri i tyre ka arritur në mbi 70 000. Nga këto mbi 5 500 janë dërguar në vijën e parë të luftës në front në pozicione luftarake.

Gratë ukrainase sot shërbejnë në detyra që dikur ishin pothuajse të rezervuara për burrat, përfshirë role luftarake dhe teknike, kryejnë detyra si snajpere, operatore artilerie, janë pjesë e forcave të mbrojtjes ajrore, si dhe forcave speciale, një ndryshim i madh krahasuar me kohën kur ato shërbenin në role të kufizuara si infermiere apo personel mbështetës.

Shumë prej tyre mbajnë edhe detyra me përgjegjësi të lartë në ushtri, si oficere, menaxhere apo komanduese njësie, por duhet thënë se përqindja e grave mbetet relativisht e vogël krahasuar me numrin total të personelit ushtarak.

Kjo përfshirje më e madhe e grave nuk erdhi rastësisht, ajo mundësohet jo vetëm nga ndryshimet që ka pësuar teatri i veprimeve ushtarake, ku prania e tyre është efikase, por edhe si pasojë e përmirësimeve të kuadrit ligjor dhe institucional.

Në vitin 2015 u hoqën disa kufizime për gratë në ushtri, ndërsa me fillimin e agresionit rus në vitin 2022 dhe futjen e ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, shumë gra u regjistruan për t’u rekrutuar. Rekrutimi dhe shërbimi ushtarak për gratë dhe vajzat mbetet ende vullnetar.

Lufta në Ukrainë nuk aktivizoi vetëm bizneset e luftës, por edhe detyrimin për t’i shërbyer vendit, ku rol të veçantë luajnë gratë dhe vajzat.

Rusia – martesa fiktive për të përfituar pas humbjes së jetës

Në anën tjetër të llogores së luftës, vërehet një fenomen tjetër që nuk duket patriotik, por biznes fitimprurës si pasojë e të gjithë elementeve socialë që shoqërojnë një konflikt të armatosur.

Në Rusi po shfaqet fenomeni i “vejushave të zeza”, humbjet e mëdha mes trupave ruse së bashku me uljen e nivelit të jetesës në vend kanë shkaktuar rritje të martesave fiktive midis ushtarëve të dërguar në luftë dhe grave që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Qëllimi i këtyre lidhjeve është i qartë, të marrin përfitimet shtetërore në rast se ushtari, tashmë bashkëshorti, humb jetën në frontin e luftës. Por jo gjithçka shkon aq lehtë sa duket, shpesh këto bashkëshorte përfituese konfliktohen me familjen e ushtarit duke hapur procese gjyqësore.

Foreign Policy sjell shembullin e Sergei Khandozhko, 40 vjeç nga rajoni i Bryanskut. Në tetor 2023, ai u martua me Olena Sokolova, punonjëse në zyrën lokale të regjistrimit dhe rekrutimit ushtarak. Ditën pas regjistrimit të martesës, Sergei u nis për në front dhe pak muaj më vonë humbi jetën në një aksion.

Në ditët pas funeralit, Sokolova kërkoi pension “vejushe”, megjithëse ajo nuk kishte jetuar kurrë me të ndjerin. Gjykata konkludoi se Sokolova kishte lidhur një martesë fiktive “për të përfituar përfitime financiare në rast dëmtimi ose vdekje të bashkëshortit”.

Gjithashtu ajo kishte abuzuar me pozitën e saj në zyrën e rekrutimit për të përshpejtuar procesin e rekrutimit të Sergeit në ushtri, nuk e vizitoi atë kur ishte i plagosur në spital dhe ndërkohë bashkëjetonte me një burrë tjetër.

Shembulli i sjellë bën pjesë në atë fenomen që tashmë po quhet biznesi i “vejushave të zeza”, një zhargon që u referohet grave që lidhen në martesë me ushtarë beqarë, sidomos me ata që kthehen nga fronti me pushime.

Pas lidhjeve “të nxituara”, burrat shkojnë përsëri në front ku gjasat për t’u vrarë janë shumë të larta, për shkak të taktikës së Putinit për të dërguar trupa të sakrifikueshme në “mullirin e mishit”, siç e quajnë rusët vijën e frontit në Ukrainë.

Në rast se ushtari, personeli në shërbim ushtarak humbet jetën në front, “vejushat” përfitojnë kompensimet qeveritare për familjet e ushtarëve të rënë që mund të arrijnë deri në 160.000 dollarë, një shumë e madhe kjo për nivelin e tyre të jetesës.

Foreign Policy vëren se këto raste po shfaqen në rajone të ndryshme të Rusisë dhe shumë prej këtyre historive kthehen edhe në çështje penale në gjykata. Gratë veprojnë me taktika të planifikuara mirë, zgjedhin burra të vetmuar dhe vulnerabël shoqërisht, pa të afërm të ngushtë, në mënyrë që të mos ndajnë kompensimet financiare me trashëgimtarë të tjerë.

Disa hetime përfshijnë jo vetëm gratë përfituese, ato shtrihen edhe te personeli mjekësor në spitale, në zyrat e rekrutimit, ato të gjendjeve civile, madje edhe në polici ku ka depërtuar korrupsioni. Individë të inkriminuar, edhe këta kundrejt pagesave, ndihmojnë në përshpejtimin e martesave, si dhe u japin informacion grave mbi “kandidatët” e mundshëm.

Analistët theksojnë se varfëria e thellë, shkurtimet e shpenzimeve sociale dhe varësia gjithnjë e më e madhe e rajoneve nga financimet ushtarake krijojnë “stimulime të çoroditura”.

Në këto kushte, vdekja e një ushtari, përveçse shkakton dhimbje për familjarët, po shfrytëzohet si një burim ekonomik, disa gra e shohin martesën fiktive si mundësinë e tyre të vetme për të dalë nga varfëria.

Cilat janë arsyet që shfaqen këto fenomene shoqërore tepër të ulëta ku tentohet të fitohet me çdo mënyrë, madje edhe nga vdekja?

Lufta krijon kushte ideale jo vetëm për kontrabandën materiale, por edhe për atë njerëzore. Në zonat e konfliktit bie kontrolli shtetëror, kufijtë mbeten të pambrojtur dhe njerëzit humbasin burimet e tyre bazë. Kjo situatë e bën popullsinë të dëshpëruar, krijon mungesë sigurie juridike, lejon shfaqjen dhe zhvillimin e shumë fenomeneve negative.

Çdo konflikt i armatosur rrit kërkesën për biznese, “shërbime” të jashtëligjshme, sepse civilët kërkojnë shpëtim, përfitim me çdo kusht duke krijuar një “ekonomi të luftës” ku qëndrimet dhe sjelljet fillojnë të humbasin vlerat.

Për ta mbyllur, lufta i shndërron individët në “pasuri të tregtueshme”, ul barrierat morale dhe ligjore duke e bërë jetën njerëzore një mall në tregun e zi./MONITOR

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë