LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA- Nuredin Dumani vazhdon rrëfimin: Tek “Poja” e Plaurent Dervishaj mora makina, i përdora për vrasje

Dumani, tregon se në përpjekjet për të vrarë Lulzim Mashën, me Skerdi Tasin dhe Enrik Hoxhaj, ka qënë dhe një person tjetër që e thërasin “Çami”, i cili ka një lokal në bllok, por nuk është arrestuar nga SPAK.

12 Qershor 2022, 16:53 Nga k.m.
DOSJA- Nuredin Dumani vazhdon rrëfimin: Tek “Poja” e Plaurent
Foto ilustruese

TIRANË- Dy personazhe të njohur të botës së krimit janë përmendur nga Nuredin Dumani, si njerëzit që e kanë ndihmuar për dhënien e makinave që më pas janë përdorur për ngjarje kriminale. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se bëhet fjalë për Xhevdet Troplinin, i njohur ndryshe në Durrës me nofkën “Poja”, i cili i është ushtruar edhe një kontrolli mëngjesin e 21 majit.

Emri i dytë që ka përmendur bashkëpunëtori i drejtësisë Dumani ka përmendur është ai i Plaurent Derivishaj, i cili aktualisht ndodhet në Dubai edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kërkon pas hekurave, si i dyshuar në vrasjen e Klodian Saliut.

Dumani, tregon se në përpjekjet për të vrarë Lulzim Mashën, me Skerdi Tasin dhe Henrik Hoxhaj, ka qënë dhe një person tjetër që e thërasin “Çami”, i cili ka një lokal në bllok, por nuk është arrestuar nga SPAK. Troplini dhe Dervishaj, nga policia e Durrësit konsiderohen si kundërshtarë me njëri-tjetrin, por për SPAK të dy janë të njohur të Nuredin Dunamit. Madje sipas tij, "Poja" i kishte siguruar edhe një makinë që do përdorej për vrasjen e Lulzim Mashës tek Liqeni në Tiranë. 

“…mbaj mënd se Henrik Hoxhaj, ka ardhur dhe njëherë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë, ku ishte së bashku me nipçen. Në këtë takim i kam dhënë dhe një pistoletë, pasi organizimin e vrasjes së Lulzim Mashës, e ka bërë vetë Riku. Gjatë kohës që isha në Kosovë, flisja në telefon me Rikun, i cili më ka kërkuar një makinë, për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës “Wilson”.

Për këtë unë i kam shkruar Mirit të Pojës, i kërkova një automjet për punë atentate, që aim und të kishte gjëndje. Miri, më tha se kishte një “Golf 4” që nuk i hynte në punë, duke më thënë se makina bën 1200 euro. Rama dakord që ta merrnim makinën dhe më pas ka shkuar për ta marë Makinën, Riku, Nipçja, (Skerdi Tasi) dhe Çami, që ka një lokal në bllok.

Makina është “Golf 4”, blu e errët. Këtë makinë Riku, e ka marë dhe e ka sjellë në Tiranë, duke më thënë se është në një garazh por nuk e di se ku konkretisht. Kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Henrik Hoxhaj, ndërsa pagesën për këtë makinë, ia ka bërë Riku, personi i cili ka dalë me një “Jeep Cheroke…”-tregon Nuredin Dumani.

Ndërsa në rastin e Plaurent Dervishaj, Dumani shprehet se ai i ka ndihmuar me makinën tip “Toyota”, që ata përdorën në muajin Prill 2020 kur ezkekutuan në Durrës, vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia. Sipas të arrestuarit, Dervishaj, nuk e dinte se kush do vritej dhe kush do e bënte vrasjen, pasi dijeni mendohet se kishte vetëm Festim Qoli. Madje sipas Dumanit, ishte ai që kërkoi makinën.

“…makinën “Toyota” që përdorëm tek vrasja e vëllezërve Haxhia e kam marë nga shtetasi Plaurent Dervishaj. Më konkretisht me Plaurentin, ka folur Festim Qoli, duke i thënë që do ti jepte një mjet për një vrasje, por pa i treguar emrat që do vriteshin.Festimi ka qënë në dijeni të vrasjes së vëllezërve Haxhia. Makinën tip “Toyota”, e ka sjellë një person tek pazari i Rrogozhinës."

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur.

Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

 

nuredin dumani xhevdet troplini henrik hoxhaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen