LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshime për atentat në Elbasan, Policia: Do kryhej në orët e vona të natës, pistoleta ishte në kosh, disa të shoqëruar

Deri më tani janë shoqëruar disa persona ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

19 Shkurt 2023, 10:28 Nga A.B
Dyshime për atentat në Elbasan, Policia: Do kryhej në orët e
Sendet e gjetura

ELBASAN-Atentati i dyshuar në Elbasan, ishte planifikuar të kryej në orët e vona të natës. Kështu bën të ditur Policia, e cila ka dhënë informacion në lidhje me mjetin e gjetur në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”.

Në njoftimin e uniformave blu thuhet se kanë marrë informacion se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Gjatë kontrolleve të kryera në terren është gjetur automjeti brenda të cilit ishin fshehur 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Falë inteligjencës informative, Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Sekuestrohen 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit.

Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar. Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e medias që në lidhje me këtë ngjarje, për shkak të rëndësisë dhe konfidencialitetit të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, të mos japin informacion të pakonfirmuar, por të presin rezultatet e hetimit intensiv që po kryhet nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

parandalohet atentati ne elbasan

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit