“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Parandalimi i atentatit në Elbasan, këto janë armët dhe sendet e gjetura brenda “BMW X6” (FOTOT)
Në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.
19 Shkurt 2023, 10:23Nga A.B
Makina
All - Paragraf - 1
ELBASAN- Këto janë pamjet brenda mjetit 'BMW X6', i cili u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”. Pas kontrolleve, Policia dhe grupi hetimor gjeti brenda saj 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Ndërsa, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.
Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.