Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Por, sipas hetimeve, Adrian Ogiçi në qershor 2015, së bashku me Vitor Islami dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës Ridvan Lamajn.

SPANJË- Policia e Shtetit njoftoi sot se 40-vjeçari Adrian Ogiçi është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim. Por, sipas hetimeve, Adrian Ogiçi në qershor 2015, së bashku me Vitor Islami dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës Ridvan Lamaj.
Si u rrëmbye Ridvan Lamaj?
Ridvan Lamaj, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye mbrëmjen e 17 qershorit 2015. Ai po pinte kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMË X5”. Nga ky moment, familja e tij nuk di më asgjë për të.
Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, që fajësoi për ngjarjen të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami. I pandehuri Ogiçi u dënua në mungesë me 20 vjet heqje lirie, ndërsa i pandehuri Islami me 19 vjet.
Lidhjet me viktimën dhe trafiku i drogës
Adrian Ogiçi, Vitor Islami dhe Ridvan Lamaj, kanë pasur njohje të mëparshme dhe marrëdhënie shoqërore, ndërmjet tyre. Sipas gjykatës, të pandehurit Ogiçi e Islami, si dhe i dëmtuari Ridvan Lamaj dhe shtetasi A. K. janë përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Greqisë.
Ky trafik bëhej duke e transportuar lëndën narkotike, me këmbë, jashtë pikave të kalimit kufitar, ku, i pandehuri Adrian Ogiçi, ishte në rolin e financuesit dhe siguruesit të lëndës narkotike. Ndërsa i pandehuri Vitor Islami, së bashku me shtetasit Ridvan Lamaj dhe A. K. bënin transportimin e saj, në këmbë, të ngarkuar vetë, jashtë pikave të kalimit kufitar, në territorin grek. Disa ditë para datës 17 qershor 2015, rezulton që ai bashkë me të pandehurin Islami dhe A. K., me porosi të Ogiçit, kanë transportuar një sasi droge përtej kufirit.
Gjatë rrugës, pasi kishin hyrë në territorin grek, i dëmtuari Ridvan Lamaj nuk e ka vazhduar rrugën për në destinacion, por është kthyer pas, në Shqipëri. Pas kthimit pas të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. kanë vijuar rrugën për dërgimin e lëndës narkotike në destinacion. Gjatë rrugës, natën, rreth orës 21:00-21:30, u kanë dalë para dy persona, me maska, të cilët kanë tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike.
Ata nuk kanë pasur rezultat dhe pas këtij sulmi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. janë kthyer pas, së bashku me lëndën narkotike, të cilën ia kanë dorëzuar, në Konispol, të pandehurit Adrian Ogiçi, i cili ka qenë me makinë e tij tip “BMË”, me targa 515 IY. Lënda narkotike nuk është arritur që të kapet dhe të sekuestrohet nga autoritetet shqiptare.
Pas takimit me të pandehurin Adrian Ogiçi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. i kanë treguar atij që, i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte kthyer në mes të rrugës, si dhe për faktin që, pas largimit të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, të pandehurit Vitor Islami dhe shtetasit A. K. u kishin dalë para dy persona, me maska, të cilët kishin tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike, por që nuk kishin arritur ta bënin një gjë të tillë.
Për këtë ngjarje të ndodhur në territorin grek, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami kanë akuzuar të dëmtuarin Ridvan Lamaj, i cili, sipas të pandehurve, kishte porositur persona të maskuar që t’u grabisnin lëndën narkotike. Në lidhje me këtë fakt, ata edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku i dëmtuari ka mohuar që t’u ketë dërguar persona të maskuar për t’u grabitur lëndën narkotike.
Më datë 17.6.2015, rreth orës 17:30, i pandehuri Adrian Ogiçi dhe shtetasi A. K. kanë shkuar në banesën e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, me qëllim për ta takuar dhe atje kanë gjetur bashkëshorten e të dëmtuarit, shtetasen M. Lamaj, dhe e kanë pyetur se ku ndodhej i dëmtuari. Ajo u ka thënë se i shoqi kishte dalë në Sarandë për kafe dhe me kërkesën e të pandehurit, ajo ka folur me të dëmtuarin, me telefonin e kunatës së saj. Më të ka folur edhe vetë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe më pas ata janë larguar.
Pas komunikimit me anë të telefonit, i dëmtuari Ridvan Lamaj është takuar me të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, në shëtitoren e qytetit të Sarandës. I dëmtuari është futur në automjetin e të pandehurit Adrian Ogiçi, tip “BMË” X5, me targa 515 IY, ku është ulur në vendin e parë. Në vendin e shoferit ka qenë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe në vendin e pasmë, pas vendit të parë të shoferit, është ulur i pandehuri Vitor Islami.
Pasi kanë hyrë në makinë të tre këta persona, janë larguar nga qyteti i Sarandës. Të pandehurit Ogiçi dhe Islami, duke qenë të bindur që i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte personi që kishte organizuar personat që u kanë dalë natën, në territorin grek, për t’u grabitur lëndën narkotike, në shenjë hakmarrjeje për këtë veprim të kryer nga i dëmtuari, kanë planifikuar dhe më pas organizuar rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij.
Në momentin që, i dëmtuari është ulur në vendin e parë të pasagjerit, i cili, ka shkuar në mjet, duke menduar që të dy të pandehurit e kishin thirrur për të diskutuar për problemet që ata kishin ndërmjet tyre dhe, nuk ka qenë në dijeni të planit të organizuar nga të pandehurit për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij, pasi janë mbyllur dyert e mjetit dhe mjeti ka marrë kthesën për të lëvizur dhe për t’u larguar nga qyteti i Sarandës, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, menjëherë, kanë bllokuar lëvizjet e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, duke i hequr atij lirinë, me forcë, duke realizuar rrëmbimin e tij, si dhe duke i marrë edhe telefonat celularë që mbante me vete, fakt ky që ka rezultuar i provuar nga të bërtiturat dhe sharjet që, persona të rastësishëm, kanë dëgjuar në këto momente./Dosja.al
foto ilustruese SPANJË- Një 40-vjeçar nga Saranda është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kër...
LEZHË- Besimtarët katolikë kanë kremtuar Pashkët në katedralen e 'Shën Nikollit'. Me qirinj të ndezur në dua...
TIRANË- Sot, besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë Pashkët, ditën që simbolizon ringjalljen ...
Foto ilustruese TIRANË- Një i dënuar ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në ambientet e Qendra Spitalore Universitare &ldq...
Brunilda Lahe TIRANË- Moderatorja e njohur Brunilda Lahe ka treguar në “Elevate By Floriana” peripecitë e saj dhe bashkësh...
Shqipëria po teston nëse trashëgimia e saj historike mund të shndërrohet në motor ekonomik, përmes rijetëzimit të...
Investimet e individëve në titujt e qeverisë shqiptare pësuan rënie për të tretin vit radhazi në 2025. Të dh&eum...
Çfarë kërkon BE-ja për qytetet shqiptare, ku qëndron vendi sot dhe cilat janë sfidat kryesore të zbatimit në terren....
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellë...
TIRANË- Në Katedralen Katolike në Tiranë, besimtarë të shumtë janë mbledhur për të marrë pjesë...