Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, shkarkoi nga detyra kreun e Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, dhe pezulloi zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Hajri Kushe.
KORÇË- Pas ngjarjes së rëndë në Devoll, ku një 32-vjeçar u mbajt peng dhe u dhunua për disa orë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj drejtuesve të saj lokalë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, shkarkoi nga detyra kreun e Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, dhe pezulloi zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Hajri Kushe.
Një hetim disiplinor është ngritur edhe për gjithë zinxhirin komandues të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Devollit.
Ngjarja përfshiu tre rrëmbyes, përfshirë edhe Alti Nallbatin, vëllain e Bledion Nallbatit. Përkohësisht, detyrën e drejtuesit të Policisë së Korçës e ka marrë Islor Islami, i cili më parë drejtonte Policinë e Kufirit në Kukës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.
Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:
Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;
Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.
Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se analizon me përgjegjësi çdo rast të mosveprimit profesional dhe në përputhje me ligjin nga punonjësit e saj, duke marrë masa ndëshkimore bazuar në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë.
NGJARJA;
Policia e Devollit ka zbardhur dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Devollit, ngjarje e ndodhur më datë 30 tetor. Blutë bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre persona, Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Ata akuzohen se morën me forcë nga banesa për motive të dobëta 32-vjeçarin, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij.
Sipas hetimeve, Nallbati, Buci dhe Çeliku kanë marrë me forcë nga banesa 32-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar./ Dosja.al
Foto ilustruese ITALI- Gjykata e Apelit të Venecias ka vendosur të ulet dënimi për vëllezërit me origjinë shqiptare, Kli...
Saimir Vishaj TIRANA- Avokati i njohur Saimir Vishaj ka ndarë rrëfimin e tij për përballjen me një sëmundje të r&e...
Saimir Vishaj, foto nga emisioni TIRANA- Avokati Saimir Vishaj ka treguar detajet e betejës së tij të vështirë me sëmund...
Suela Kalaja TIRANA- Pas suksesit të librit “Dashuria në kthesat e dështimit”, që u prit me emocion dhe reflektim nga lexue...
Policia SHIJAK- Policia e Durrësit ka ndaluar një 49-vjeçar nga Shijaku, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një mjek...
Kamioni i kthyer përmbys LUSHNJE- Një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga paraditen e sotme në aksin Lushnjë...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Policia Kufitare në Kakavijë ka ndaluar në hyrje të territorit shqiptar autobusin e linjës ...
pamje nga vendngjarja GREQI- Skena kaosi raportohet se ka ndodhur në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi, ku si pasojë tre...
foto ilustruese DURRËS- Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohe...
DEVOLL- Policia e Devollit ka zbardhur dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Dev...