2 Janar 2023, 10:21
Nga I.A
Liqeni i Prespes
POGRADEC- Një 80-vjeçare, e cila ishte shpallur e zhdukur prej tre ditësh është gjetur e mbytur në liqenin e Prespës. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme në banesë dhe prej tre ditësh nuk kishte asnjë informacion. Por pas kërkimeve, trupi i saj u nxorr mëngjesin e sotëm nga liqeni i Prespës. Në vendngjarje kanë shkuar grupet e hetimit dhe ekspertët për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Pustec/Informacion paraprak Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
mbytet e moshuara ne prespe
Aktualitet
2 Janar 2023, 09:41
I.A
Foto Ilustruese
BERAT- Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Berat. Mësohet se Pajtim Shyti ...
Aktualitet
2 Janar 2023, 09:32
I.A
Artur Metani
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi se shumë presione ndaj sistemit gjyqësor në ...
Aktualitet
2 Janar 2023, 08:43
I.A
Familja shqiptare
ITALI- Nuk ka mënyrë më të mirë për t'i thënë lamtumirë një viti që po kalon dhe p...
Aktualitet
2 Janar 2023, 07:58
I.A
Emigrante
ANGLI- Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britanin&...
Aktualitet
2 Janar 2023, 07:45
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Moti në Shqipëri, do të karakterizohet nga temperatura të larta për pothuajse të gjithë jav...
Aktualitet
1 Janar 2023, 22:33
Holta Heba
TIRANË- Në ligjin për të drejtën e informimit parashikohet se nga lista e gjatë e informacioneve që duhen b&e...
Aktualitet
1 Janar 2023, 22:05
F.M
Alkool
TIRANË- Për dikë që feston, pi dhe argëtohet, pyetja kryesore është: Si të përballoj të përzi...
Aktualitet
1 Janar 2023, 21:51
Esmeralda
TIRANË- Esmeralda është martuar në moshë fare të re dhe pasi është bërë nënë në...
Aktualitet
1 Janar 2023, 21:43
F.M
Moti
SHQIPËRI- Moti në vendin tonë, për javën e parë të janarit pritet të jetë nën ndikimin e kushte...
Aktualitet
1 Janar 2023, 21:28
Të moshuarit
TIRANË- Stavër Komishta është 80 vjeç dhe prej 4 vitesh jeton në Shtëpinë e të Moshuarve n...