Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
U ekstradua nga Gjermania, Ibrahim Anxhara, 27 vjeç, pasi në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
TIRANË- Tre persona janë ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia. Ata ishin të dënuar për veprimtari kriminale që lidhen me lëndët narkotike, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion.
U ekstradua nga Gjermania, Ibrahim Anxhara, 27 vjeç, pasi në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
U ekstradua nga Milano, Samoel Terolli, 46 vjeç pasi Gjykata e Lezhës, në qershor të vitit 2023, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u ekstardua nga Italia edhe Genci Balla. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”.
Njoftimi i policisë
“Finalizohen edhe tre faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion.
-Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët, specialistët e Drejtorisë së Interpolit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, finalizuan procedurën për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-U krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në qershor të vitit 2023, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
-Po nga Italia u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Genci Balla, 51 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi Genci Balla ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 2 vjet, 2 muaj e 23 ditë burgim), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”./Dosja.al
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët kishin kryer një sërë vjedhjesh në b...
Foto ilustruse POGRADEC- Policia ka zbardhur djegiet e automjeteve në seri në qytetin e Pogradecit. Në lidhje me këtë ës...
Foto ilustruse TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me protestën e opozitës e cila u zhvillua ditë...
Foto ilustruse KORÇË- Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë. Kjo pasi ai nuk kishte dokumentacionin p&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar katër protestues, të cilat kanë marrë pjesë në tubimin e djeshëm në...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikoh...
foto ilustuese SHKOZË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një 23...
lezhe LEZHË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarj...
TIRANË- Opozita mban sot protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë her&e...
Policia e Lezhës LEZË- Një plagosje është shënuar në qytetin e Lezhës ku një i ri ka goditur me thik...