16 Tetor 2025, 12:34
Nga M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq, pas përfundimit të hetimeve, dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasa për vrasjen Ramazan Matajt. Ndaj dy vëllezërve rëndojnë akuzat për veprat penale ‘vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘prishja e qetësisë publike’, ‘sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.
Në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur në 05.01.2025 ku rreth orës 07:15 në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, u vra me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi R.M.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morrën të pandehur vëllezërit, shtetasit A.H. dhe K.H., të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar në nenet 78-25, 278/1/4-25, 274-25, 80-25 dhe 301-25 të Kodit Penal”, njofton prokuroria.
Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i Ramazan Matajt u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime./ Dosja.al
arjon hasa klisman hasa ramazan mataj
Aktualitet
16 Tetor 2025, 12:12
M.L
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi është vetëdorëzuar d...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 11:55
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion, t&...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 11:49
I.A
Erion Alibej
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar disa nga vrasjet që ka kryer apo ka financuar. Gjatë d&e...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 11:29
M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari ka ndodhur në or&e...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 09:29
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka d&e...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 09:22
M.L
Sokol Novaku, Roven Zeka
TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet d...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 09:16
M.L
Prokuroria, foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Për...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 09:07
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 07:26
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 07:24
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha nd&eum...