1 Tetor 2024, 10:48
Nga M.B
Foto ilustruese
RROGOZHINA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, e cila akuzon 5 zyrtarë të Bashkisë së Rrogozhinës se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit pas tërmetit. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm me vlerë 353 milionë lekë. Bëhet me dije se masa "arrest me burg" është lëshuar ndaj: Mario Meka (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xhemile Uku (aktualisht masa e policisë së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), Besim Ballabani (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), Elton Levonja ( ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), Edlira Ramaj (aktualisht specialiste në shërbimet e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).
Sipas organit të akuzave, Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj kishin abuzuar me detyrën dhe nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.
“Nga hetimi hetimi se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblim për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për shërbimet, por në dosjet janë objekte të tjera, përfshihen dhe kasolle të derrave të lopëve,” citohet në njoftimin e Prokurorisë.
Ky institucion bëri me dije se krahas punonjësve të bashkisë, nën hetimin e tyre janë edhe 78 personat të cilët kanë qenë me zyrtarët për fondet e rindërtimit. Ata akuzohen për veprën penale të “mashtrimit”. Hetimet ndaj 5 të arrestuarve pas denoncimeve nga banorët e Rogozhinës, të cilët U ankuan se me proceset e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë keq dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëme.
rrogozhina
Aktualitet
1 Tetor 2024, 10:33
M.B
Foto ilustruese
BRITANI- Dy shqiptarë, të arrestuar në Britani pasi kishin kthyer në një serë kanabisi një ish-dyqan mob...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 10:11
M.B
Droga
SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 13 shqiptarë për trafik droge. Sipas mediave të huaja banda e shqiptarëve ...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 09:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kanë dalë të tjera detaje lidhur me një operacion të zhvilluar një ditë më parë, ku pu...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 09:00
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane në Vimercate janë sekuestruar 142 kilogram...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 07:52
M.B
Të dhënat
GREQIA- Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur në orët e para të mëngjesi...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 07:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gj...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 07:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shtimi i trafikut në muajin gusht duket se ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore. Të dh&eum...
Aktualitet
1 Tetor 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthje...
Aktualitet
30 Shtator 2024, 22:55
N.F
Artan Hoxha dhe Ilir Proda
TIRANË- Artan Hoxha ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që pritet të firmoset ...
Aktualitet
30 Shtator 2024, 22:51
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar emrin e përfolur për drejtor të ri të Policisë së Shtetit,...