Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pranga ka rënë Mishel Prela, i cili u ndalua te sheshi Wilson në Tiranë, teksa po kryente manovra të rrezikshme me makinë, ndërsa ndodhej nën efektin e drogës dhe alkoolit.
TIRANË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe ishte pa leje drejtimi. Konkretisht, në pranga ka rënë Mishel Prela, i cili u ndalua te sheshi Wilson në Tiranë, teksa po kryente manovra të rrezikshme me makinë, ndërsa ndodhej nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Blutë sqarojnë, se pasi iu kërkua që të ndalohej, ai ka shtuar shpejtësinë dhe për pasojë ka përplasur edhe makinën e policisë duke vënë në rrezik efektivët, të cilët i kundërshtoi me dhunë. Arrestimi i tij është bërë i mundur pas disa minutash ndërsa ka kundështuar me dhunë punonjësit gjatë shoqërimit në komisariat.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe pa leje drejtimi, 40-vjeçari kapet te sheshi “Wilson”, si rezultat i ndjekjes policore. Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë. Sekuestrohen automjeti tip “Volkswagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.
Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, përplasi automjetin e Policisë duke rrezikuar, jetën e punonjësve të Policisë.
Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje, dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Efekti”, kanë mundësuar kapjen pas disa minutash, te sheshi “Wilson”, dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Irani...
Një burrë largon gruan për te nëna e saj dhe fton në shtëpi të dashurën që të festojë ditëlindjen ...
DURRË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit. Bë...
SHKODËR- Vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit vijon të jetë...
Në dhjetor të vitit 2020, Rezart Kuçi – asokohe shefi i krimeve në Policinë e Vlorës – po vriste mendjen se si t&e...
Qiradhënia e pronave është një treg në rritje në vendin tonë, teksa shumëkush po nxiton të lëshojë sht&...
TIRANË- Kjo e hënë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të dobëta shiu që do të p&eum...
Piranjat kanë zbuluar së fundmi një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bregdetin ...
Në verën e vitit 2025, pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të zonës, udhëtuam në Fushë-Arrëz të Puk&...
Mirëmbrëma, Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. Të ngre sytë...