Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
EMRI/ Kapet në një ‘fermë kanabisi’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Angli
Gjykata e Magjistraturës së Norwiçit dëgjoi se 20-vjeçari kishte tentuar të arratisej nëpër kopshtet e pasme, por gjithsesi u prangos. Kontrolli në banesë zbuloi më shumë se 50 bimë kanabisi me vlerë prej 250,000 £.
8 Qershor 2023, 17:31Nga k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një shqiptar është paraqitur në Gjykatë për një fermë kanabisi, e gjitha e ngritur në një shtëpi. Artenis Shiehu (mbiemri i shkruar nga mediat angeleze) u arrestua kur Policia bastisi një pronë në Millview në Ormesby St Margaret, pranë Great Yarmouth.
Gjykata e Magjistraturës së Norwiçit dëgjoi se 20-vjeçari kishte tentuar të arratisej nëpër kopshtet e pasme, por gjithsesi u prangos. Kontrolli në banesë zbuloi më shumë se 50 bimë kanabisi me vlerë prej 250,000 £.
Megjithatë, Shiehu nuk pranoi akuzën për përfshirje në prodhimin e kanabisit. Por Gjykatës iu tha se mbrojtja e shqiptarit po kërkonte prova mjeko-ligjore për të vërtetuar përfshirjen e të tjerëve dhe se klienti i tyre kishte ndjekur udhëzimet e një bande shqiptare.