27 Mars 2024, 14:41
Nga M.B
Arrestimi
LEZHA- 36-vjeçari Xhon Sari u arrestua në Lezhë, pasi gjatë një kontrolli iu gjet në makinë një armë zjarri. Mësohet se në momentin e arrestimit, 36-vjeçari Sari, banues në Pogradec, kishte në armën e tij një plumb në fole gati për qitje.
Nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të 36-vjeçarit, u gjetën 18 fishekë të tjerë.
Njoftimi:
Shëngjin, Lezhë/Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë. I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”. Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xhon Sari. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.
Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
arme ne lezhe
Aktualitet
27 Mars 2024, 13:38
r.ll
ilir kupa
PEQIN- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës...
Aktualitet
27 Mars 2024, 13:12
r.ll
TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 46-vjeçar ësht&eum...
Aktualitet
27 Mars 2024, 12:36
r.ll
TIRANË- Një pjesë e gazetarëve protestuan të mërkurën në Tiranë duke vënë në dukje tkurrjen dramat...
Aktualitet
27 Mars 2024, 11:52
r.ll
EKUADOR- Anëtarët e mafias shqiptare kishin dashur të vrisnin biznesmenin Ruben Cherres, i cili u gjet i vdekur më 31 mars 2023,...
Aktualitet
27 Mars 2024, 12:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një draft për shkencën dhe kërkimin shkencor parashikon se gjithçka që financohet apo bashkëfi...
Aktualitet
27 Mars 2024, 11:47
N.F
Pamje nga kërkimet e RENEA-s
DURRËS- Pas një muaji nga zhdukja e 40-vjeçarit Aurel Ndoni i cili ra ën det në Durr&eu...
Aktualitet
27 Mars 2024, 11:19
N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke vjedhur një banes&...
Aktualitet
27 Mars 2024, 11:13
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- 44-vjeçarja me inicilet R. P., kujdestarja e një konvikti në Shkodër, është arrestuar pasi ak...
Aktualitet
27 Mars 2024, 11:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë në presion këtë vit nga efektet që dh...
Aktualitet
27 Mars 2024, 11:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
HIMARA- Një 46-vjeçar është arretuar pasi akuzohet për vjedhjen e një banese në Himarë....