LIVE UPDATES
Aktualitet

Europol identifikon grupet më të rrezikshme të Europës, bandat shqiptare kryesojnë me drogën

Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, ngre shqetësimin Europol. Raporti (05.04.)u bë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europol vunë në dispozicion të dhënat e tyre. Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksinojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqëndrohetnë tregtinë e drogës.

8 Prill 2024, 08:12 Nga N.F
Europol identifikon grupet më të rrezikshme të Europës,
Foto ilustruese

GJERMANI- Europol ka analizuar për herë të parë bandat më të rrezikshme të Europës, me se merren dhe ku janë aktive. 821 rrjete kriminale brenda BE organizojnë biznesin e drogës, kontrabandës e të tjera. Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Europë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë? Europol ka analizuar për herë të parë bandat "më të rrezikshme" të kontitentit europian duke treguar kështu përmasat mjaft shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Europë.

Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, ngre shqetësimin Europol. Raporti (05.04.)u bë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europol vunë në dispozicion të dhënat e tyre. Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksinojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqëndrohetnë tregtinë e drogës. Sipas analizës së Europolit çdo e dyta bandë është aktive në tregtinë e drogës, por aktivitetet ilegale janë të shumta, nga droga deri tek trafikimi i qenieve njerëzore e të tjera.

Bandat shqiptare kryesojnë me drogën

Rrjetet kriminale të përbëra nga shtetas jo anëtarë të BE më së shumti vijnë nga Shqipëria, Bosnja, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, thekson Europol. Rrjetet shqiptare të përbërë kryesisht nga anëtarë shqiptarë të bandave janë kryesisht të përqëndruar në tregun e kokainës, heroinës e kanabisit kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Jashtë BE-së ata operojnë në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe në vendin origjinë, Shqipëri.

Europol përmend si sukses në raport shkatërrimin e një bande të madhe shqiptare të drogës në 25 maj 2023, që sillte drogë me kontenierë në Belgjikë. Droga sillej në Gjermani me makina me sisteme të rafinuara të fshehjes dhe shpërndahej në Europë. Bandat shqiptare janë të organizuara si familje me hierarki, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.

Tregu ilegal i drogës është një nga shkaqet kryesore për dhunën dhe të ardhurat e bandave", ka thënë ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, pas prezantimit të raportit. Aktivitetet kriminale të bandave po shfaqen gjithnjë e më shpesh në publik dhe rrezikojnë sigurinë e popullsisë, është shprehur ministrja e Brendshme belge. Në shumë qytete të BE janë shtuar deliktet e drogës dhe luftërat për pushtet mes bandave. Për t'i ikur përndekjes ligjore shumë banda përdorin adoleshentët për tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Korrupsioni dhe dhuna në rend të ditës

Bandat nga Ballkani Perëndimor, ka theksuar Europol, janë tejet brutale. "Disa prej këtyre bandave janë të specializuara ose kanë pjesëmarrje të lartë tek dhuna ekstrene, rrëmbime dhe ekzekutime profesioniste, korrupsion, larje parash, tregti armësh dhe lëndësh shpërthyese, falsifikim dokumentesh", thuhet në raportin e autoritetit policor të BE.

Korrupsioni është element kryesor i bandave për të depërtuar në portet dhe zinxhirët e logjistikës. Duke u bazuar në koordinatorët lokalë dhe bashkëpunëtorët e tyre, rrjetet kriminale depërtojnë portet duke korruptuar personelin. Europol merr si shembull, Anversin belg. Aty është aktiv një klan familjar belgo-shqiptar, i specializuar për sjelljen e hashashit nga Spanja, dhe furnizime kokaine nga porti i qytetit. Klani mbështetet nga punonjës të korruptuar të portit, thekson Europol.

Banda si organizata me struktura të qarta

Bandat më të mëdha janë të organizuara me struktura të qarta të hierarkisë dhe bazohen në familje apo klane. Për të mos u zbuluar 86% e bandave përdorin "struktura legale të tregtisë", sipas raportit të Europol. Shpesh fitimet nga tregtia me drogën investohen në ndërtimtari, ekonominë e imobiljeve si edhe logjistikë dhe hoteleri. Si shembull të një organizimi profesionist kriminal dhe të investimit të fitimeve, raporti i Europolit përmend familjet e Ndraghetas në Itali.

Europol ka të dhëna, se përfitimet nga tregtia me drogën dhe armët, kjo organizatë kriminale i investon kudo në Europë, si në imobilje, gastronomi, supermarkete dhe hotele. Kurse Serbia duket si një vend qendror për modifikimin e makinave të vjedhura. Vendet më të prekura janë Gjermania, Polonia dhe Serbia. Bandat që merren me tregtinë e kokainës janë shumë më aktive në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Rrjetet kriminale që merren me trafikimin dhe shfrytëzimin e fuqisë punëtore veprojnë kryesisht në Gjermani, Holandë, Poloni dhe Ukrainë, njerëzit që shfryrtëzohen më shpesh vijnë nga Gjeorgjia, Rumania, Rusia, Ukraina dhe Uzbekistani.

"Ne e dimë kush janë ata"

Drejtoresha e Interpolit, Catherine de Bolle tha gjatë prezantimit të raportit në Bruksel (05.04.). "Ne e dimë kush janë ata, si janë të organizuar, me kë bashkëpunojnë dhe si përpiqen t'i dredhojnë policisë." Kurse komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johansson tha në Bruksel se "krimi i organizuar është një nga rreziqet aktuale më të mëdha për sigurinë e qytetarëve, fëmijëve dhe tanë dhe rinisë, demokracisë përmes korrupsionie dhe dhunës ekstreme".

Shqetësim për autoritetet policore në BE, është jo vetëm tregtia e kokainës ku fokusohen shumë banda, por edhe vërshimi në treg i drogave sintetike gjithnjë e më të rrezikshme. E ashtuquajtura droga "zombi" po shfaqet në Belgjikë dhe vende të tjera gjithnjë e më shpesh- Këtu bëhet fjalë për ksylacin, një substancë që përdoret në veterinari për të qetësuar kafshët. Rrjetet kriminale shtrihen nga dy deri në shtatë vende. Europol ka kërkuar një bashkëpunim më të madh mes autoriteteve të policisë në Europë dhe Europolit.

Marrë nga DW

europe droge shqiptar

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen