Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lala tha se shifrat e të paraburgosurve janë shqetësues në Shqipëri, por askush nuk është kujtuar deri tani për këtë problem dhe tashmë qëllimi është lirimi i zyrtarëve të lartë.

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për nismën e Sokol Sadushit, për ndryshime në praktikën për masën e sigurisë "arrest me burg". E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se shifrat e të paraburgosurve janë shqetësues në Shqipëri, por askush nuk është kujtuar deri tani për këtë problem dhe tashmë qëllimi është lirimi i zyrtarëve të lartë.
Lala theksoi se ajo çfarë u diskutua në Kolegjet e Bashkuara, është që gjykata duhet të arsyetojë që masa e arrestit është e përshtatshme për një person, apo të arsyetojë përse masat e tjera alternative, nuk duhet të caktohen. Gazetarja theksoi ndër të tjera, se nisma e Sadushi, në GJL ka mbërritur kërkesë nga një shtetas i dënuar për kanabis.
"Kohëzgjatja e paraburgimit ka qenë ndër problemet shqetësuese të prokurorisë dhe gjykatave. Kemi marrë kritika nga organizmat ndërkombëtarë për masën "arrest me burg". Me ardhjen në pushtet të socialistëve, pati disa nisma për energjinë elektrike, ndërtimet pa leje e me rradhë, të cilat kriminalizuan të gjithë shoqërinë dhe të gjtihë të shkojnë në burg.
Jemi 14 vjet më vonë dhe janë kujtuar që paraburgimi qenka problem i madh. Ky problem ka ekzistuar. Nisma e zotit Sadushi, në GJL ka mbërritur kërkesë nga një shtetas i dënuar për kanabis. U caktua masa arrest me burg. Me ankimin e personit, Apeli zbuti masën në arrest shtëpie dhe kundër kësaj ka dalë prokurori që i është drejtuar me rekurs GJL, duke thënë se vepra penale që dyshohet personi ka marzh të lartë dënimi e me rradhë. Ka kërkuar që shtetasi në fjalë, duhet të kthehej në paraburgim. Personi në fjalë pretedon se masa ndaj tij është arbitrare dhe ka ngritur pretendimet.
Në thelb, çfarë u diskutua sot në Kolegjet e Bashkuara? Cështja kryesore për ti dhënë zgjidhje, gjykata duhet të arsyetojë që masa e arrestit është e përshtatshme për një person, apo të arsyetojë përse masat e tjera alternative, nuk duhet të caktohen.
Vetëm pasi të ketë arsyetuar këtë, duhet të arsyetojë pse masa drastike e arrestit në burg, është e përshtatshme. E dyta, rrezikshmëria e veprës dhe personit. Sipas Kolegjeve të Bashkuara të GJL, duhet të prevalojë rrezikshmëria e veprës apo e personit?
Avokati tha marrim të mirëqenë që një intelektual, apo person i shkolluar, gabon në një moment të caktuar, duhet që ta lëmë në burg, apo gjykata të arsyetojë statusin social, veprën penale, kontributin në shoqëri? Ndërkohë, prokuroria e përgjitshme, në fjalë të thjeshta tha, është e domosdoshme të njëhësohet praktika gjyqësore, por në realitetin shqiptar masat alternative të sigurisë nuk zbatohen. Atëherë cili është garanti që masat të zbatohen? Në thelb duket si përpjekje që nga ky njësim i praktikës të përfitojnë zyrtarët e lartë të rëndësishëm, pasi fokusi u vu te personaliteti i të dyshuarit dhe jo te vepra", tha Lala./Dosja.al
pamje nga vendngjarja VLORË- Pamjet nga momenti ku pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë janë publikuar. Në pamjet...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar qytetarët shqiptarë se duke filluar ...
Fondacioni Vodafone në Shqipëri ka nisur zyrtarisht zbatimin e programit Instant Network Emergency Response (INER), duke e renditur Shqipërin&e...
TIRANË- RTSH nis përgatitjet për fazën më të rëndësishme të organizimit të Festivalit të Pranverës...
Makina e përfshirë nga flakët KUKËS- Një automjet është përfshirë nga flakët minuatat e fundit, n&...
Stenaldo Mëhilli ITALI- Policia e Shtetit njoftoi sot se janë arrestuar në Itali dy vëllezërit shqiptarë, Artur dhe...
Autori dhe viktima ITALI- Drejtësia italiane ka kërkuar një dënim më të rëndë për algjerianin Fatah ...
Pamje nga vendi ku ishte kultivuar kanabisi SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në qyetin e Shkodrës. Babë e bi...
Foto ilustruse ITALI- Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezër shq...
Pamje nga arrestimi DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme katër shtetase kineze në Durrës, pasi ushtronin prostitucion n...