“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTO-GALERI/ Nga Bulevardi, Sheshi Skënderbej e Pazari i ri, Tirana "pushtohet" nga flamujt kuq e zi
Përpos simbolit të flamurit në zonat më të populluara të kryeqytetit, ajo që ra në sy sot ishin edhe zbukurimet e vendosura nga vetë qytetarët në dritaret e banesave të tyre, apo në dyqanet e kioskat e vogla ku ata punonin.
28 Nëntor 2022, 16:24Nga a.l
Tirana me flamuj kuq e zi për 28-nëntorin
TIRANË- Atmosfera në Tiranë, në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë ndihet në pothuajse çdo rrugë të ktyeqytetit, pasi kudo janë vendosur flamuj kuq e zi. Përpos simbolit të flamurit në zonat më të populluara të kryeqytetit, ajo që ra në sy sot ishin edhe zbukurimet e vendosura nga vetë qytetarët në dritaret e banesave të tyre, apo në dyqanet e kioskat e vogla ku ata punonin.
"Kuq e zi" ishte kryefjala e ditës së sotme, në ditën e flamurit. Simbolet kombëtare mbizotërojnë në zonat kryesore të Tiranës dhe me më shumë lëvizje si Pazari i Ri, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Skënderbej, etj.
Nga ana tjetër kujtojmë që këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa sonte do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që do të shënojë edhe përmbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”./ Dosja.al