28 Janar 2023, 07:07
Nga A.B
Zef Gjoka dhe Dritan Mrozi
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë u vunë në pranga nga autoritetet britanike, pasi u kapën në një fermë kanabisi, me vlerë që shkonte deri në 1 milion paund.
Sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar, dy shqiptarët janë Zef Gjoka 35 vjeç dhe Dritan Mrozi, 33 vjeç, të cilët u kapën në Malvern Road, në qytetin Knottingley.
Arrestimi i tyre u bë pas një urdhër kontrolli të lëshuar nga autoritetet. Gjatë kontrollit në ish-magazinën që shërbente si shtëpi për rritjen dhe kultivimin e drogës, policia gjeti 4 krevatë në zonën e kuzhinës dhe ushqime në një frigorifer.
Në momentin kur ndërhyri policia u panë tre persona të largoheshin me shpejtësi, por dy prej tyre, Zef Gjoka dhe Dritan Mrozi u kapën, ndërsa një tjetër u largua.
Prokurorja Carmel Pearson tha se u gjetën 11,010 bimë, me një vlerë prej rreth 1 milion paund. Ajo tha se pajisjet për kultivim kushtonin rreth 30,000 £. Gjoka dhe Mrozi – të dy shtetas shqiptarë – u arrestuan, u intervistuan dhe u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.
Avokati i Gjokës, Andrew Stranex i tha gjykatës se klienti i tij ishte lejuar të hynte në vend në gusht të vitit të kaluar dhe punonte në Londër si dekorues.
Stranex tha se ferma e kanabisit ishte ngritur përpara se Gjoka të dërgohej atje. Ai tha: “Ai e pranon se ajo që bëri ishte e gabuar, por e pa si një mundësi dhe një shans për të përmirësuar jetën e familjes së tij. Është qëllimi i tij kur të ketë vuajtur dënimin të kthehet pranë familjes së tij në Shqipëri”.
Avokati i Mrozit, Harry Crowson, tha se klienti i tij kishte një vëlla dhe baba në shtëpi në Shqipëri. Ai tha se “erdhi në këtë vend me shpresën për të gjetur punë dhe për të pasur një jetë më të mirë”.
zef gjoka dritan mrozi
Aktualitet
27 Janar 2023, 23:31
F.M
Xhevat Sinani
GRAMSH- 80-vjeçari Xhevat Sinani që vrau gruan e vëllanë e tij këtë mbrëmje kishte disa ditë q&eum...
Aktualitet
27 Janar 2023, 23:27
Sondazhi
TIRANË- 55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet t’i marrin të rinjtë në dorë. T&eu...
Aktualitet
27 Janar 2023, 23:25
Emisioni Stop
TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit, ku qytetarja Suada Kurti tregon se djali i saj 5 vje...
Aktualitet
27 Janar 2023, 23:24
Rejan Elezi dhe nëna e tij
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme disa raste humanizmi për nj...
Aktualitet
27 Janar 2023, 22:48
F.M
Zjarri në Tiranë
TIRANË- Kanë dalë pamje të tjera nga zjarri që ka rënë këtë mbrëmje në pa...
Aktualitet
27 Janar 2023, 22:24
F.M
Zjarr
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që është aktivizuar këtë mbr&eu...
Aktualitet
27 Janar 2023, 22:18
F.M
Zjarri
TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet e para nga zjarri në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, zona është totalisht e mbyluar ...
Aktualitet
27 Janar 2023, 22:11
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një parking në 'Rrugën e Elbasanit' është përfshirë nga një zjarr masiv këtë...
Aktualitet
27 Janar 2023, 21:31
F.M
Kamëz
KAMËZ- A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta këtë mbrëmje. Ngj...
Aktualitet
27 Janar 2023, 21:23
Sondazhe
TIRANË- 68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve sot e ka më të lehtë për të për...